Pse nuk arritën shqiptarët në mesjetë të krijojnë kishën e tyre autoqefale ...
...siç e krijuan Grekët, Bullgarët dhe Serbët? Krijimi i një kishe ortodokse autoqefale në mesjetë nuk ishte diçka që mund të bëhej as me iniciativën e popullsisë lokale dhe as prej zellit të madh fetar të udhëheqësve të tyre. Ajo nuk ishte një sipërmarrje që mund ta bënte çdokush, sipas dëshirës, e në çdo kohë. Patrikana e Kostandinopojës jo vetëm që nuk do ta mbështeste një iniciativë të tillë por do ta mallkonte atë një mijë herë, e pastaj do ta luftonte në mënyrë të pamëshirshme e me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, të cilat në periudhën e perandorisë bizantine ishin të pakufishme.