Posts

Shkrime me etiketën shoqërore

Brezi i shpresës, apo i harresës?

Image
Kanë kaluar 30 e kusur vjet nga koha kur emigrantët e parë u dyndën me dhjetëra mijëra drejt Europës me shpresën se do të ndërtonin një jetë më të mirë, e bashkë me ta mori krahë edhe ëndrra kombëtare se tash që nuk do të ekzistonin më barrierat e shumta të regjimit dhe varfërisë, do të rritej një brez i tërë intelektualësh të formuar e të përgatitur në liri, që do ta nxirrnin atdheun dhe gjithë popullin në selamet. Këta, duke mos qenë më të kufizuar nga gjithçka e ligë që kishte Shqipëria komuniste, më në fund do të kishin të gjithë hapësirën dhe mundësitë për t'u kthyer në fanarë të ndërgjegjes dhe mirëqenies kombëtare.

Shkaqet dhe zanafilla e krimit të organizuar shqiptar

Image
Është folur e stërfolur për krimin e organizuar shqiptar. Ai është vënë sa e sa herë në qendër të vëmendjes. Për të janë ngritur legjenda, janë bërë analiza, janë nxjerrë konkluzione, janë hedhur akuza. Shpesh herë është fajësuar ligësia e politikës, herë të tjera kultura dhe mentaliteti shqiptar. Jo rrallë herë shqiptarët janë etiketuar si popull me tendenca kriminale, si nga të huajt ashtu edhe nga vetë shqiptarët, cilësime këto që kanë ndikuar në rritjen dhe zgjerimin e kulturës së vetëpërçmimit tek shoqëria shqiptare.

Shkatërrimi dhe shfarosja e trashëgimisë natyrore

Image
Ky postim do të përditësohet me materiale të reja. Shfarosja e pyjeve Diagrama e mëposhtme tregon shfarosjen e pyjeve dhe shkatërrimin e parqeve kombëtare. Në këtë diagramë janë vendosur përbri njëra tjetrës dy fotografi satelitore, një e shkrepur në vitin 1985, tjetra në vitin 2020. Pa qenë nevoja e interpretimit të ekspertit pyjor, nga këto foto kuptohet qartë që pyjet në këto zona janë zhdukur krejt prej prerjes së tyre pa kriter për qëllime përfitimi.

Si ta kuptojmë emigracionin e shqiptarëve?

Image
Nëpërmjet hartave statistikore... Ku emigrojnë shqiptarët dhe pse? A janë shqiptarët të vetmit që emigrojnë kaq masivisht? A është emigracioni rezultat i situatës së brendshme politike e ekonomike? A është braktisja masive e vendbanimeve të vogla fenomen shqiptar?

Oligarkëve t'u hash mender mutin

Image
"Oligarkët”, kemi një jetë që e dëgjojmë këtë term. Pasohet zakonisht nga terma të tjerë plotësues si “kapja e shtetit”, “njerëzit e pushtetit”, “një grusht njerëzish pranë qeverisë”, “elitat ekonomike”, “interesat e tyre personale”, “vjedhja”, “korrupsioni”, etj. 

Çfarë po ndodh me Shqipërinë sot?

Image
Koha e leximit: 15 minuta Fundi i një epoke Epoka e errët shqiptare* tashmë ka marrë fund. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe pranimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, sulmet politike e ushtarake ndaj shqiptarëve janë tashmë një kujtim i hidhur i së shkuarës. Shqiptarët në rajon kanë hyrë tani në fazën e ndërtimit të shoqërive demokratike, vendosjes së ekuilibrave socialë dhe zhvillimit normal ekonomik. Ky nuk është një zhvillim i dirigjiuar nga një autoritet qendror, si ai i periudhës së komunizmit, por një zhvillim gradual që vjen si rezultat i rilidhjes së marrëdhënieve normale njerëzore dhe dinamikave natyrale demografike, sociale e ekonomike. Shqiptaria ka hyrë zyrtarisht në periudhën e tranzicionit paqësor. Kjo do të thotë se veprimet politike e ekonomike të shqiptarëve nuk do të jenë më të kushtëzuara nga nevoja për t’i mbijetuar persekutimit ideologjik por nga interesat e pastra sociale e ekonomike të një s...

A mund "të bëhen" shqiptarët?

Image
A nuk të krijohet përshtypja sikur shoqëria shqiptare është në një gjendje konflikti permanent? Sikur armiqësitë nuk mbarojnë asnjë herë? Sikur nuk ka asnjë moment qetësie dhe se të gjithë njerëzit sikur luftojnë çdo ditë secili me nga një përbindësh të tyrin? A nuk të duket sikur pasiguria të ndjek këmba këmbës dhe nga dita në ditë pret të ndodhë ndonjë katastrofë? A nuk të duket sikur jetojmë në një gjendje paniku të vazhdueshëm dhe asgjë nuk ecën përpara ashtu si duhet? A nuk të duket sikur mllefi, cinizmi, mosbesimi, dyshimi, indiferenca dhe një gjendje e përgjithshme frustracioni janë gjithmonë të pranishme pothuajse në çdo bisedë, në çdo diskutim, në çdo marrëdhënie e në çdo punë mes shqiptarëve? Çfarë është ky fenomen, si e ka emrin, ku i ka rrënjët dhe pse dominon kaq egërsisht në shoqërinë shqiptare?

Pse duan të rinjtë e diplomuar të largohen nga Shqipëria?

Image
Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk do shumë mend - varfëria ekonomike e social-kulturore e vendit i detyron të rinjtë shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Mungesa e standardeve të larta në arsim, mundësitë e pakta për punësim, pagat e ulëta, mungesa e profesionalizmit, etj, të gjitha këto janë arsye legjitime për tu larguar nga Shqipëria. Kaq gjë është e qartë. Ajo që nuk është fort e qartë është mekanizmi nëpërmjet të cilit shtjellohet ky fenomen.