Posts

Shkrime me etiketën kulturore

Rrena, legjenda dhe pseudoshkencë

Image
Një ditë tek po shëtisja nëpër rrugët e Tiranës, tek tezgat që shesin libra të përdorur gjeta librin e Elena Kocaqit me titull “Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane" (botim i vitit 2008) dhe e bleva. U bëra kureshtar. Thashë t'i hedh një sy. Mos ka ndonjë temë interesante për ta diskutuar. Ç’të shoh? Katastrofë! Shumë më keq nga ç’prisja. Një paçavure që përpos gabimeve të shumta gramatikore dhe stilit tejet mediokër të të shkruarit, nuk ka absolutisht asgjë shkencore. Një sajesë, nga fillimi deri në fund. Një pjellë e fantazisë së shfrenuar neo-pellazgjiste të autores, sidomos po të marrim parasysh faktin që e shet veten si historiane me diplomë e me medalje të artë.

Sharlatanë të të gjitha kohërave, bashkohuni!

Image
Kundërshtitë e sajuara Ekziston një dukuri e njohur social-politike që quhet "konflikt i sajuar" ose "kundërshti e sajuar", e cila nxitet zakonisht ose prej dëshirës për përfitime ekonomike, ose për çështje ideologjike. Qëllimi i “konfliktit të sajuar” është që të krijojë idenë sikur ka dy mendime legjitime të kundërta, apo dy kampe të kundërta të barabarta në autoritet akademik, për një çështje shkencore që në qarqet akademike nuk është fare temë debati. Kjo bëhet për të futur dyshimin e për të çoroditur opinionin publik duke krijuar psikozën e paqartësisë. Prandaj dhe ndonjëherë përdoret emërtimi "paqartësi e fabrikuar". 

Lutja themelore në tre dialekte të vitit 1805

Image
Në këto tre faqe është shkruar lutja themelore në tre dialekte të ndryshme të shqipes, botuar në vitin 1805 nga Vatikani. Faqja e parë është shkruar në shqipen e Shqipërisë së veriut dhe quhet Epirotice. Emërtimi epirotice nuk duhet ngatërruar me Epirin, pasi në konceptin e kishës katolike Shqipëria e veriut i përkiste provincës romake të quajtur Epirus Nova (Epiri i ri) përkundrejt provincës Epirus Vetus (Epiri i vjetër) që ishte territori mes Shqipërisë së jugut dhe Greqisë së veriut. Duke qenë që katolikët shqiptarë gjenden pikërisht në Shqipërinë e veriut, është më se e logjikshme që edhe dialekti i përdorur t'u përkiste atyre. Në këtë variant duket qartë që në fillim të shekullit të XIX dialekti geg ishte shumë më i përafërt me toskërishten dhe nuk kishte marrë ende trajtat e shumta që ka sot.

Eniteo - Peremtum - Exitum - Dies.

Image
Po lexoja një ditë një shkrim ku bëhej një hulumtim mbi kuptimin emërtimeve të ditëve të javës në shqip dhe kjo më nxiti kureshtjen. Tre ditët e para janë krejt të qarta. Ato ndjekin renditjen standarde të panteonit të perëndive romake: e hëna - hëna (lunis dies), e martë - marsi (martis dies) dhe e mërkurë - mërkuri (mercuri dies). Supozohet që edhe emërtimi i të dielës është krejt i qartë pasi ka kuptimin e diellit por në shqip. (lat. Dies solis, ang. Sonday, gjer. Sontag, etj.) Ndërsa tre emërtimet e tjera, përkatësisht “e enjte”, “e premte” dhe “e shtunë”, nuk janë plotësisht të përcaktuara dhe për prejardhjen e tyre ka ende diskutime mes gjuhëtarëve e etimologëve.

"Malet me blerim mbuluar", rrugëtimi i një melodie.

Image
Një nga këngët partizane më të njohura të luftës së dytë botërore, kënga me titull "Malet me blerim mbuluar" ka një histori shumë më të vjetër se sa periudha e luftës. Fatkeqësisht autorin e tekstit të kësaj kënge nuk arrita ta gjej. Por melodia e saj është përshtatur nga një këngë revolucionare bullgare me titull "Danubi i bardhë i qetë po trazon" ose ndryshe "Marshi i Botevit".

Kaio Kai, i biri i Memio Julit...

Image
Pllakati i gjetur në steren e ujit në kalanë e Shkodrës Menjëherë sapo doli lajmi për zbulimin e pllakatit të gjetur në steren e ujit të kalasë së Shkodrës në dhjetor 2022, unë e përktheva tekstin e pllakatit dhe e botova në Facebook në datë 15 dhjetor 2022. Deri në atë moment nuk kishte dalë ende asnjë përkthim zyrtar nga specialistët. Sot është e vështirë të gjesh informacion online për këtë pllakat. Tani po e botoj edhe këtu në blog.

A është gjuha shqipe 6000 vjeçare? Çfarë thotë shkenca?

Image
A) Zanafilla e proto-indo-europianishtes. B) Proto-ilirishtja, paraardhëse e gjuhës shqipe. C) Ilirishtja ballkanike. D) Proto-shqipja. E) Reth 1500 vjet më parë shqipja fillon të marrë formën e gjuhës që njohim sot. F) Shqipja e vjetër. G) Shqipja moderne. Shigjetat e verdha tregojnë trungun e  gjuhësor të shqipes. Diagrama e publikuar në revistën Science Si qëndron në të vërtetë çështja e vjetërsisë së gjuhës shqipe? A është ajo 6000 vjeçare, siç na thonkërkan gjuhëtarët e huaj që kanë botuar studimin në revistën Science ? Apo është ajo 1500 vjeçare siç na thonë "komunisto-akademikët" e Akademisë së Shkencave? Kush ka të drejtë?

Peshku në det, shqiptarët në mal

Image
Mozaik i krijuar me AI Mungesa e një terminologjie të pasur autoktone shqipe për faunën e detit dhe termat e peshkimit i ka dhënë shkas edhe ngritjes së spekulimeve të shumta në lidhje me konsumin dhe recetat e pakta të peshkut tek shqiptarë, si shenjë dalluese e një injorance apo mungese sofistikimi të kulturës malësore në krahasim me kultura e popuj të tjerë më të zhvilluar. Ideja është që shqiptarët nuk na paskëshin ngrënë peshk sepse paskëshin qenë "malokë" injorantë të pasofistikuar që nuk e njihnin detin. Këto pretendime nuk janë thjeshtë diskutime kafenesh. Ato janë trajtuar edhe në studime të mirëfillta shkencore. 

Gjuha letrare - një zhvillim i natyrshëm apo plan ogurzi?

Image
Një nga temat që lidhet me periudhën e diktaturës e që ngjall më shumë kundërshti  është padyshim çështja e caktimit dhe adoptimit së gjuhës letrare, ose siç quhet ndryshe gjuhës "standarde". Për këtë temë janë bërë debate, janë hedhur akuza e janë ngritur gjithfarë teorish konspirative, të cilat, kush më shumë e kush më pak, vërtiten të gjitha rreth idesë që gjuha letrare është vendosur me urdhër nga lart, pra nga regjimi, me qëllim politik ogurzi, përgjithësisht në kuadrin e shtypjes e diskriminimit të gegëve dhe gegërishtes dhe dominimin e toskëve dhe toskërishtes.

Greqishtja dhe shqipja - a mund të maten me njëra-tjetrën?

Image
Tabelë dy gjuhëshe në çakonishte dhe greqishten moderne në zonën e Spartës. Nëse do t'i vinim të dyja gjuhët përballë njëra tjetrës dhe të bënim një vlerësim historik sipas kontributit të secilës në kulturën botërore, do të ishte e pamundur të mos binte në sy pesha e madhe historike e greqishtes kundrejt asaj pothuajse inekzistente të shqipes. Ndërkohë që greqishtja figuron si gjuhë e shkruar këtu e pothuajse 3000 vjet përpara, historia e gjuhës së shkruar shqipe është ende në fazën foshnjore të saj. Jo vetëm kaq por ndërkohë që greqishtja ka qenë mjeti kryesor i formimit të mendimit politik, filozofik, artistit e shkencor europian për shekuj me radhë, ata që e kanë përdorur gjuhën shqipe si mjet të zhvillimit të mendimit konkret e abstrakt, me përjashtim të ndonjërit, janë ende shumë të paktë dhe pa ndonjë ndikim të madh në arenën globale.

Pallati 176 - edhe ngjyrat flasin

Image
Ngjyrat më të përdorura në vitet 70 Përveç vlerave artistike të skenarit, regjisë dhe lojës së aktorëve, në komedinë "Pallati 176" shprehet edhe një formë tjetër arti për të cilën është folur pak ose aspak - skenografia dhe kostumografia, dy elementë të skenës, të cilat, pa u kuptuar, mund ta ngrenë ose ta ulin vlerën e veprës në mënyrë të ndjeshme.

Këngët e Kreshnikëve dhe misteri i Jutbinës e Klladushës

Image
Në hartë tregohet kufiri midis monarkisë Habsburge (vjollcë) perandorisë osmane (blu) dhe Republikës së Venedikut (e verdhë) pas traktatit të Karlovicit në 1699. Me shigjeta të gjelbërta janë shënuar Jutbina në Kroaci dhe Klladusha në Bosnje. Ndër të dyja Jutbina ndodhet në kufirin mes tre shteteve. Cila është arsyeja që tek Këngët e Kreshnikëve përmenden toponime që sot ndodhen në Kroaci e në Bosnje si Jutbina, Klladusha, dy Kotorret, etj? Pse Jutbina paraqitet si qendra e aktivitetit të heronjve të eposit shqiptar?

A e konsideron Kanuni femrën si “plaçkë“?

Image
Kanuni është një sistem ligjesh (ndoshta më i vjetri në Europë), që ka shërbyer si mekanizëm vetë rregullues ligjor ndër fiset shqiptare e gjetkë, në kontekstin e mungesës së një autoriteti qendror qeverisës si p.sh. mbreti, princi, etj. Pra ndryshe nga shoqëritë e tjera ku përgjegjës për zbatimin e ligjit është gjykata dhe policia, në sistemin fisnor janë vetë njerëzit ata që kryejnë edhe funksionin e gjykatës edhe të policisë. Këtë të drejtë ua jep atyre mekanizmi i Besës, ose e drejta për të kërkuar gjakmarrje/shpërblim në kuadër të ligjeve të Kanunit.

Plisi, fustanella dhe xhubleta - mite dhe të vërteta

Image
A është qeleshja/plisi një veçori unike e kulturës shqiptare? A ishte fustanella veshje ilire? A është xhubleta 4000 vjeçare? Në këtë shkrim do të diskutohen e do të marrin përgjigje këto pyetje. Kjo analizë u shkrua me konsultimin e Ing. Arjela Banushaj. Qeleshja/plisi Qeleshja është një kësulë e punuar me shajak - fibra leshi të ngjeshura fort me njëra-tjetrën, të cilat me ndihmën e ujit e të sapunit krijojnë një masë të njëtrajtshme që nuk shpërbëhet lehtë. Bërja e leshit shajak është një teknikë e lashtë e prodhimit të pëlhurave sa vetë njerëzimi. Ka shumë lloje kësulash e kapelesh të punuara me shajak, të vjetra e moderne, ndër to edhe të ashtuquajturat kapele republikë (fedora).

Frank Lloyd Wright dhe banesa shqiptare

Image
Frank Lloyd Wright (Frenk Lloid Rajt) ishte një ndër themeluesit e stilit arkitekturor të quajtur Shkolla e Lëndinës (prairie - fusha të gjera me bar), dhe u cilësua në vitin 1991 nga Instituti Amerikan i Arkitektëve si "arkitekti më i madh i të gjitha kohërave". Ai projektoi më se 1000 struktura, 532 nga të cilat nuk u realizuan asnjëherë. Wright projektoi struktura të cilat ishin në harmoni me natyrën njerëzore dhe ambientin në të cilin jeton, një filozofi, të cilën ai e quajti "arkitekturë organike".