Lufta kundër Kishës Katolike dhe klerit

Bastisja e një kishe në Francën post revolucionare, 1794 Pothuajse në çdo analizë që i bëhet luftës kundër fesë dhe persekutimit të klerit në Shqipëri autori nuk ngurron të na e përshkruajë atë si një fenomen të paprecedent në historinë e njerëzimit, konkretisht një pjellë unike të regjimit të diktaturës, sidomos nëse krahasojmë me botën perëndimore, ku liria e besimit është konsideruar këtë shekullin e fundit si e një e drejtë themelore. Por a është e vërtetë kjo tezë? A është e vërtetë që lufta kundër fesë dhe persekutimi të klerit fetar nuk ka ndjekur një shembull të mëparshëm të botës perëndimore, konkretisht asaj katolike, por është një krijesë e regjimit dhe diktatorit Enver Hoxha? Le t’i analizojmë pak ngjarjet historike se çfarë na thonë.