Koha e leximit: 35 minuta Hyrje Këtë shkrim e nisa per shkak te pakënaqësive që kam kundrejt punës që është bërë deri më sot për analizën e regjimit të diktaturës dhe krimeve që janë kryer prej mekanizmave të tij represivë. Për këtë temë kanë shkruar shumë autorë me e pa tituj shkencorë, është ngritur një institut shtetëror, janë realizuar reportazhe e dokumentarë televizivë, janë hapur portale dhe janë botuar mjaft libra e broshura. Ato kanë evidentuar raste të shumta të ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj, shkeljen e të drejtave të njeriut, dënimet e rënda dhe masat e rrepta të kontrollit të të gjithë shoqërisë. Por fatkeqësisht, çka bie në sy menjëherë pothuajse në të gjitha shkrimet, analizat, artikujt, raportet, librat e dokumentarët është fakti që autori është pothuajse gjithmonë në konflikt të drejtpërdrejtë interesi me temën e trajtuar për shkak se identifikohet me kundërshtarët politikë historikë të regjimit e kësisoj bart ...