"Plani grek" i Ekaterinës së Madhërishme

Shteti grek (me të kuqe) sipas "planit grek" të Ekaterinës së Madhërishme Në historiografitë zyrtare të shteteve ballkanike flitet shpesh për lëvizje patriotike dhe kryengritje popullore. Por nuk flitet asnjëherë për rrethanat gjeopolitike dhe konfliktet mes perandorive, veçanërisht ndikimin e këtyre konflikteve tek zhvillimet politike të brendshme brenda Perandorisë Osmane. Fushata e Rusisë cariste për sundimin e plotë të brigjeve të Detit të Zi dhe kapjen e portave hyrëse të tij, me qëllim daljen në detin Mesdhe, ka qenë një ndër konfliktet kryesore që i ka dhënë formë gjeopolitikës rajonale duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit XVII, deri në shpërbërjen e të dyja perandorive.