Revolucioni vazhdon

Të shumtë janë ata që kanë një mendim për politikën, sidomos për komunizmin, veçanërisht në Shqipëri. Për arsye që dihen. Po t'u merrje mendimin, shumica dërrmuese, padyshim, që do të të shpreheshin se komunizmi është një sistem diktatorial, totalitar i drejtuar nga një grup i vogël njerëzish, që shtyp popullin, mbyt krijimtarinë e iniciativën individuale dhe krijon varfëri. Ndërsa një pakicë do të shpreheshin se komunizmi është një utopi, një sistem ideal që nuk mund të gjejë asnjëherë aplikim sepse në thelbin e njerëzimit qëndron makutëria dhe lakmia. Pra, për disa komunizmi është mishërimi i të keqes mbi tokë, për shkak të ngjarjeve historike, ndërsa për të tjerë komunizmi është aq i përkryer saqë nuk mund të zbatohet asnjëherë.