Posts

Shkrime me etiketën historike

"Plani grek" i Ekaterinës së Madhërishme

Image
Shteti grek (me të kuqe) sipas "planit grek" të Ekaterinës së Madhërishme Në historiografitë zyrtare të shteteve ballkanike flitet shpesh për lëvizje patriotike dhe kryengritje popullore. Por nuk flitet asnjëherë për rrethanat gjeopolitike dhe konfliktet mes perandorive, veçanërisht ndikimin e këtyre konflikteve tek zhvillimet politike të brendshme brenda Perandorisë Osmane. Fushata e Rusisë cariste për sundimin e plotë të brigjeve të Detit të Zi dhe kapjen e portave hyrëse të tij, me qëllim daljen në detin Mesdhe, ka qenë një ndër konfliktet kryesore që i ka dhënë formë gjeopolitikës rajonale duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit XVII, deri në shpërbërjen e të dyja perandorive.

E vërteta e 28 000 "dëshmorëve" të luftës

Image
Dy faqet e para të listës së dëshmorëve të Brigadës I Sulmuese, që gjendet në fund të historikut të kësaj brigade. Janë 14 faqe të tilla. 1100 djem e vajza nën moshën 23 vjeç, që nuk u plakën asnjëherë. Çdo brigadë ka një listë të tillë. Këto janë vetëm listat e periudhës së brigadave, pa llogaritur ato të batalioneve, çetave e njësiteve guerile. Diskutim të gjerë e me shumë kundërshti ka ngrënë tema e dëshmorëve të atdheut gjatë luftës së dytë botërore. Shifra e famshme 28 000 dëshmorë është interpretuar nga gjithë anti LANÇ-istët si një tentativë e regjimit të Hoxhës për të fryrë në mënyrë të gënjeshtërt numrin e luftëtarëve të rënë të UNÇSH e për rrjedhojë edhe madhësinë e rëndësinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në kërkim të Albanopolisit

Image
Hartë e vitit 1589 Në arkivin e hartave të vjetra oldmapsonline.org gjenden një numër hartash antike të Shqipërisë dhe territoreve përreth. Ndër këto harta janë edhe disa harta italiane të prodhuara në shekuj të ndryshëm, por që duken qartë që janë riprodhimi i një harte më të vjetër. Ekzemplari më i vjetër i kësaj harte në arkiv i përket vitit 1589, ndërsa ekzemplari më i ri i përket vitit 1770. Përgjithësisht tiulli i hartës shënon “Maqedonia, atdheu i Alexandrit” dhe aty ilustrohet edhe Albania. Në të gjitha këto harta figuron një emërtim i një vendbanimi specifik të quajtur Albanopolis.

Lufta kundër Kishës Katolike dhe klerit

Image
Bastisja e një kishe në Francën post revolucionare, 1794 Pothuajse në çdo analizë që i bëhet luftës kundër fesë dhe persekutimit të klerit në Shqipëri autori nuk ngurron të na e përshkruajë atë si një fenomen të paprecedent në historinë e njerëzimit, konkretisht një pjellë unike të regjimit të diktaturës, sidomos nëse krahasojmë me botën perëndimore, ku liria e besimit është konsideruar këtë shekullin e fundit si e një e drejtë themelore. Por a është e vërtetë kjo tezë? A është e vërtetë që lufta kundër fesë dhe persekutimi të klerit fetar nuk ka ndjekur një shembull të mëparshëm të botës perëndimore, konkretisht asaj katolike, por është një krijesë e regjimit dhe diktatorit Enver Hoxha? Le t’i analizojmë pak ngjarjet historike se çfarë na thonë.

Kaio Kai, i biri i Memio Julit...

Image
Pllakati i gjetur në steren e ujit në kalanë e Shkodrës Menjëherë sapo doli lajmi për zbulimin e pllakatit të gjetur në steren e ujit të kalasë së Shkodrës në dhjetor 2022, unë e përktheva tekstin e pllakatit dhe e botova në Facebook në datë 15 dhjetor 2022. Deri në atë moment nuk kishte dalë ende asnjë përkthim zyrtar nga specialistët. Sot është e vështirë të gjesh informacion online për këtë pllakat. Tani po e botoj edhe këtu në blog.

Shqiptarët dhe përpjekjet e Portës së Lartë për të centralizuar pushtetin

Image
Pashallëqet shqiptare në vitet 1790-1795 Koha e leximit: 35 minuta Hyrje Në narrativën shqiptare zyrtare (po edhe të vendeve të tjera fqinje), për arsye që ne sot duhet t’i mirëkuptojmë e t’i konsiderojmë si diçka e të shkuarës, kryengritjet e shqiptarëve gjatë periudhës osmane, sidomos ato të shekujve XVIII-XIX, trajtohen gjerësisht si pjesë e një përpjekjeje shekullore popullore për liri e pavarësi. Nga librat e historisë, filmat, dokumentarët e intervistat me historianët të krijohet përshtypja sikur shqiptarët ishin në një gjendje permanente lufte me osmanët dhe në zemrat e tyre nuk kishte veç urrejtje dhe përçmim për "pushtuesin turk”. Ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt. Shumica dërrmuese e kryengritjeve shqiptare nuk kanë asnjë lidhje me “turqit” dhe një sundim të supozuar “turk” por me përpjekjet e Portës së Lartë për të centralizuar pushtetin në perandori, pra për t'ua hequr privilegjet e pushtetin shqiptarëve (dhe të tjerëve) e për të...

Grekët, viktimat e para të neo-helenizmit

Image
Masakra e Kiosit. Një e katërta e popullsisë së krishterë prej 120,000 vetësh u masakrua nga forcat osmane më 1821. Shumica e tyre grekë. Shumëkujt mund t'i duke çudi, por vuajtësi më i madh i politikave shoviniste të elitave neo-heleniste të Athinës është vetë populli grek, si ata të fesë myslimane, ashtu dhe ata të fesë ortodokse. 

Konservatorë dhe progresistë

Image
Në përshkrimin e ngjarjeve dhe konflikteve në historinë e shqiptarisë nuk janë përdorur asnjëherë termat "konservatorë" dhe "progresistë". Nuk i gjen si koncepte as në librat e historisë, as në artikuj e ese, as në dokumentarë, as në diskutime e debatet televizive. Askund. Janë përdorur gjithëfarëlloj termash e etiketimesh për palët pjesëmarrëse në ngjarje, por asnjëherë këto të dyja. Sikur e drejta e përdorimit të tyre t'u përkiste vetëm zhvillimeve historike të një bote tjetër, përgjithësisht asaj perëndimore, ndërsa për zhvillimet historike në Ballkan, për një arsye që nuk dihet, përdorimi i tyre është sakrilegj.

Pse nuk ka pasur asnjëherë një qytetërim ilir?

Image
Interpretim artistik i skllavërisë në qytet-shtetet helene. Një nga pyetjet që mundon studiuesit e historisë së ilirëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti ka qenë kjo: "Pse nuk ka një qytetërim ilir? Pse nuk ndërtuan ilirët asnjëherë një "qytetërim" siç bënë helenët apo romakët edhe pse ishin fare pranë tyre? Pse ne shqiptarët nuk mund të flasim sot me krenari për "qytetërimin ilir"? A mos ishin ilirët të prapambetur? A mos ishin ata të paaftë për të ndërtuar qytetërime me teknologji, arkitekturë, art, kulturë, etj?

A kishte "Perëndim" pas luftës së dytë botërore?

Image
Komunistët akuzohen shpesh se çështja e lidhjes së marrëdhënieve të ngushta me botën komuniste/lindore ishte një çështje zgjedhjeje dhe jo e imponuar nga rrethanat. Pra, për arsye që nuk dihen, ata na paskëshin dashur më shumë sllavo-bolshevizmin e më vonë Kinën se sa perëndimin. Po çfarë ishte perëndimi pas luftës? A ishte në atë kohë perëndimi që njohim sot? A përfaqësonte ai "perëndim" të njëjtat vlera që përfaqëson sot apo edhe në vitet 90? Le ta analizojmë situatën me sytë e kohës.

A ka gjak të huaj në venat e shqiptarëve?

Image
A janë shqiptarët të përzierë me popujt fqinjë? Sa ndikim kanë pasur pushtuesit e huaj në trashëgiminë gjenetike të shqiptarëve? Po fqinjët? A ka gjak sllav, grek, turk, etj, në venat e shqiptarëve?

Pse nuk e pushtoi Aleksandri i Madh Ilirinë?

Image
Harta e zotërimeve të Aleksandrit të Madh. Kur sheh hartën e perandorisë që krijoi Aleksandri, e cila shtrihet nga Ballkani deri në Indi, është e pamundur mos të bjerë një gjë në sy: Aleksandri nuk bëri asnjëherë përpjekje për ta nënshtruar Ilirinë, apo edhe Ballkanin verior në përgjithësi. Pse?

Gjuha letrare - një zhvillim i natyrshëm apo plan ogurzi?

Image
Një nga temat që lidhet me periudhën e diktaturës e që ngjall më shumë kundërshti  është padyshim çështja e caktimit dhe adoptimit së gjuhës letrare, ose siç quhet ndryshe gjuhës "standarde". Për këtë temë janë bërë debate, janë hedhur akuza e janë ngritur gjithfarë teorish konspirative, të cilat, kush më shumë e kush më pak, vërtiten të gjitha rreth idesë që gjuha letrare është vendosur me urdhër nga lart, pra nga regjimi, me qëllim politik ogurzi, përgjithësisht në kuadrin e shtypjes e diskriminimit të gegëve dhe gegërishtes dhe dominimin e toskëve dhe toskërishtes.

"I gjithë populli ushtar" - shkaqet e militarizimit të Shqipërisë

Image
"I gjithë populli shqiptar". Pak kush e ka kuptuar dhe është në gjendje të shprehë një mendim të saktë për domethënien e kësaj parrulle dhe arsyen e investimeve të mëdha në ushtri e mbrojtje që u bënë gjatë diktaturës. Analistë, historianë, gazetarë, opinionistë... pjesa më e madhe e tyre janë përpjekur fort që të na e shesin këtë si produkt të paranojës së Enver Hoxhës për të ruajtur pushtetin e tij diktatorial. Dikush tjetër, ndonjë ushtarak i vjetër, është përpjekur të arsyetojë mbi aspektet teknike të ushtrisë së periudhës së regjimit por pa hyrë asnjëherë në çështje historiko-politike.

Kush e solli diktaturën në Shqipëri?

Image
Kush e solli regjimin e diktaturës në Shqipëri? Kush i krijoi kushtet? Kush e mbështeti? Kush është përgjegjës? Le t'i analizojmë pak ngjarjet historike në rend kronologjik. Në 6 prill 1939 kryeministri britanik Çermbërlein deklaron në parlamentin britanik se Perandoria Britanike nuk ka interesa ekonomike e politike në Shqipëri. Tejet i lumtur, Duçja i dërgon letër Çermbërleinit ku e falenderon për deklaratën. Në 7 prill 1939 Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Me dhjetëra mijëra ushtarë italianë të armatosur deri në dhëmbë dynden drejt brigjeve të Shqipërisë për të zaptuar një vend të pavarur e sovran. Të vetmit që rezistojnë janë grupe të vogla ushtarësh në Durrës, Shëngjin, etj. Rezistencën e Durrësit e udhëheq Abaz Kupi.

Këngët e Kreshnikëve dhe misteri i Jutbinës e Klladushës

Image
Në hartë tregohet kufiri midis monarkisë Habsburge (vjollcë) perandorisë osmane (blu) dhe Republikës së Venedikut (e verdhë) pas traktatit të Karlovicit në 1699. Me shigjeta të gjelbërta janë shënuar Jutbina në Kroaci dhe Klladusha në Bosnje. Ndër të dyja Jutbina ndodhet në kufirin mes tre shteteve. Cila është arsyeja që tek Këngët e Kreshnikëve përmenden toponime që sot ndodhen në Kroaci e në Bosnje si Jutbina, Klladusha, dy Kotorret, etj? Pse Jutbina paraqitet si qendra e aktivitetit të heronjve të eposit shqiptar?

Krime në emër të komunizmit

Image
Koha e leximit: 35 minuta Hyrje Këtë shkrim e nisa per shkak te pakënaqësive që kam kundrejt punës që është bërë deri më sot për analizën e regjimit të diktaturës dhe krimeve që janë kryer prej mekanizmave të tij represivë. Për këtë temë kanë shkruar shumë autorë me e pa tituj shkencorë, është ngritur një institut shtetëror, janë realizuar reportazhe e dokumentarë televizivë, janë hapur portale dhe janë botuar mjaft libra e broshura. Ato kanë evidentuar raste të shumta të ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj, shkeljen e të drejtave të njeriut, dënimet e rënda dhe masat e rrepta të kontrollit të të gjithë shoqërisë. Por fatkeqësisht, çka bie në sy menjëherë pothuajse në të gjitha shkrimet, analizat, artikujt, raportet, librat e dokumentarët është fakti që autori është pothuajse gjithmonë në konflikt të drejtpërdrejtë interesi me temën e trajtuar për shkak se identifikohet me kundërshtarët politikë historikë të regjimit e kësisoj bart ...

LANÇ - zbërthimi i koncepteve të gabuara

Image
Koha e leximit: 40 minuta. Në këto 30 vite demokraci ka pasur shumë përpjekje për të manipuluar e keqinterpretuar historinë apo aspekte të veçanta të historisë së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Këto manipulime e keqinterpretime janë bërë shpesh herë me qëllim për të rehabilituar figura kolaboracioniste e kundërshtare të Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kështu apologjetët e kolaboracionizmit janë përpjekur të denigrojnë, banalizojnë, nënvlerësojnë, përçmojnë e madje edhe të tallin disa ose të gjitha objektivat, vendimet, veprimet apo rezultatet e arritura gjatë LANÇ nga njësitë dhe udhëheqësit e UNÇSH dhe FNÇ.

Kur dhe pse ndodhi ndarja dialektore e gjuhës shqipe?

Image
Shënim. Arsyetimi i mëposhtëm është bazuar tek të dhënat mbi zhvillimet historike dhe harta e emërtimeve të vendbanimeve në Shqipëri. Në këtë arsyetim nuk është bërë asnjë analizë e mirëfilltë gjuhësore. Sot ekzistojnë disa teori që shpjegojnë ndarjen e gjuhës shqipe në dy dialekte, gege dhe toske. Njëra prej tyre, ajo më e rëndësishmja, përpiqet të vërtetojë se ndarja ka ndodhur përpara dyndjeve sllave duke arsyetuar se fenomeni i rotacizmit tek fonemat r/n, që është i pranishëm tek huazimet latine dhe helene, nuk shfaqet tek huazimet sllave. Unë mendoj që ky arsyetim nuk është i saktë pasi mungesa e rotacizmit tek huazimet sllave mund të shpjegohet shumë thjeshtë nëpërmjet zhvillimeve historike. Më poshtë unë do t'i shqyrtoj këto zhvillime historike dhe nëpërmjet arsyetimit do të dal në një përfundim logjik mbi periudhën dhe arsyen e ndarjes së gjuhës shqipe në dy dialekte kryesore. Hapi i parë që duhet hedhur për të shkuar drejt këtij ...

Kuptimi i emërtimeve ilire

Image
Fatkeqësisht, dy harta njësoj për fiset ilire nuk ka. Kjo është njëra prej tyre. Koha e leximit: nën 20 minuta Ka pasur shumë teori e shumë diskutime në lidhje me emërtimet e fiseve ilire, por asnjë deri më sot nuk ka mundur t'u gjejë emrave të tyre kuptimin e vërtetë. Autorë të ndryshëm kanë ofruar shpjegime të ndryshme por askush nuk është në gjendje të vërë dorën në zjarr për asnjërën prej tyre. Prandaj, nisur nga ato pak informacione që dihen për disa prej këtyre emërtimeve, kam arritur të ndërtoj një arsyetim, i cili na nxjerr në disa konkluzione të pa diskutuara më parë.