Si do ishte sot Zvicra sikur...
Harta gjuhësore e Zvicrës Zvicra është një shtet i vogël malor në zemër të Europës, e rrethuar me fqinjë të mëdhenj e të fuqishëm si Gjermania, Franca, Italia dhe Austria. Zvicra nuk ka pothuajse fare burime natyrore, nuk ka dalje në det dhe popullsia e saj është e ndarë në katër grupe të ndryshme gjuhësore, të cilët kanë më shumë ngjashmëri me fqinjët përtej kufirit se sa me njëri-tjetrin. Sipas logjikës historike Zvicra nuk duhet të ekzistonte. Ajo duhej të ishte copëtuar e përpirë nga fqinjët e saj shekuj më parë. E megjithatë, jo vetëm që Zvicra ekziston, por është një nga shtetet më të pasura, më të qëndrueshme dhe më të çmuara të botës.