Posts

Shkrime me etiketën osmanët

Shqiptarët dhe përpjekjet e Portës së Lartë për të centralizuar pushtetin

Image
Pashallëqet shqiptare në vitet 1790-1795 Koha e leximit: 35 minuta Hyrje Në narrativën shqiptare zyrtare (po edhe të vendeve të tjera fqinje), për arsye që ne sot duhet t’i mirëkuptojmë e t’i konsiderojmë si diçka e të shkuarës, kryengritjet e shqiptarëve gjatë periudhës osmane, sidomos ato të shekujve XVIII-XIX, trajtohen gjerësisht si pjesë e një përpjekjeje shekullore popullore për liri e pavarësi. Nga librat e historisë, filmat, dokumentarët e intervistat me historianët të krijohet përshtypja sikur shqiptarët ishin në një gjendje permanente lufte me osmanët dhe në zemrat e tyre nuk kishte veç urrejtje dhe përçmim për "pushtuesin turk”. Ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt. Shumica dërrmuese e kryengritjeve shqiptare nuk kanë asnjë lidhje me “turqit” dhe një sundim të supozuar “turk” por me përpjekjet e Portës së Lartë për të centralizuar pushtetin në perandori, pra për t'ua hequr privilegjet e pushtetin shqiptarëve (dhe të tjerëve) e për të...

A ishin osmanët anti shqiptarë?

Image
Zotërimet e turqve Selxhukë (poshtë, djathtas) dhe Ballkani në shekullin e X-të. Në narrativat dhe propagandën zyrtare të shteteve të Ballkanit e deri vonë në atë të historianëve perëndimorë, turqit osmanë janë paraqitur gjithmonë si një grumbull fisesh të paqytetëruara, hordhi njerëzish gjysmë të egjër, të cilët vërshuan krejt papritur drejt Evropës dhe shkatërruan me egërsi çdo shenjë të qytetërimit të krishterë që u doli përpara. Këto krijesa të përbindshme të ardhura nga thellësitë e Azisë do të derdheshin mbi popullsitë e krishtera të Ballkanit si një re e zezë shtrëngate dhe për pesë shekuj do të bllokonin çdo rreze drite që mund të vinte nga dielli i zhvillimi social-kulturor që na paskësh ndriçuar në pjesën tjetër të Europës.