Bjeri samarit, të dëgjojë gomari
Greqia dhe minoriteti grek në Shqipëri Ka shumë që mendojnë se meqë Greqia nuk njeh minoritetin shqiptar, atëherë edhe ne të duhet bëjmë të njëjtën gjë me minoritetin grek, dmth mos ta njohim atë dhe t'ia kufizojmë të drejtat. Shumë sharlatanë pellazgologë e kanë mbështetur e promovuar publikisht këtë mendim. Më poshtë do të argumentoj pse ky mendim është krejt i gabuar, i bazuar në arsyetime të cekëta e në padije.