Harta e vendbanimeve në zotërimet e Brankoviçit në vitin 1455. Kisha lexuar shpesh deklarata të serbëve nacionalistë në internet se në defterin osman të vitit 1455 të zotërimeve të Brankoviçit, shqiptarët përbënin vetëm rreth 1% të popullsisë së Kosovës. Prandaj unë mora mundimin dhe krijova një hartë të të gjitha vendbanimeve që përmenden në atë defter, duke përdorur si referencë botimin në serbisht të Institutit Oriental të Sarajevë, të vitit 1972 me titull " Zotërimet e Brankoviçit - inventari i gjerë kadastral i vitit 1455 " dhe nga ajo hartë doli një panoramë shumë interesante. Në hartë janë vendosur pothuajse të gjitha vendbanimet e renditura në defter, përveç ndonjë dyzine emërtimesh, të cilat nuk arrita t'i gjej. Ajo që bie në sy në pamje të parë është fakti se në zotërimet e Brankoviçit nuk hyjnë territoret e Rrafshit të Dukagjinit dhe Hasit verior, ose siç e quajnë Serbët, Metohisë, përveç nja tre-katër vendbanimeve të izoluara, që do të thotë se informacion në...