Metropoli shqiptar - një këndvështrim mbi zhvillimin e Tiranës

Koha e leximit; 15 minuta Edhe pse kanë kaluar 3 dekada që nga rënia e diktaturës dhe Tirana është zgjeruar shumë, si në shtrirje gjeografike, ashtu edhe në numrin e popullsisë, duket se qyteti nuk po arrin dot të dalë nga faza e maturimit ku është tani për tu shndërruar në një metropol të vërtetë modern të të gjithë shqiptarëve. Zgjerimi i qytetit duket sikur është rezultat i një kaosi pa kontroll, pa rregulla, pa logjikë ekonomike e urbanistike dhe më e rëndësishmja pa një perspektivë për të ardhmen e banorëve, bizneseve dhe brezave të rinj. Sot Tirana është thjeshtë një qytet i madh, i mbingarkuar, dhe kaq.