E vërteta e 28 000 "dëshmorëve" të luftës

Dy faqet e para të listës së dëshmorëve të Brigadës I Sulmuese, që gjendet në fund të historikut të kësaj brigade. Janë 14 faqe të tilla. 1100 djem e vajza nën moshën 23 vjeç, që nuk u plakën asnjëherë. Çdo brigadë ka një listë të tillë. Këto janë vetëm listat e periudhës së brigadave, pa llogaritur ato të batalioneve, çetave e njësiteve guerile. Diskutim të gjerë e me shumë kundërshti ka ngrënë tema e dëshmorëve të atdheut gjatë luftës së dytë botërore. Shifra e famshme 28 000 dëshmorë është interpretuar nga gjithë anti LANÇ-istët si një tentativë e regjimit të Hoxhës për të fryrë në mënyrë të gënjeshtërt numrin e luftëtarëve të rënë të UNÇSH e për rrjedhojë edhe madhësinë e rëndësinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.