Posts

Shkrime me etiketën balli kombëtar

Kush e solli diktaturën në Shqipëri?

Image
Kush e solli regjimin e diktaturës në Shqipëri? Kush i krijoi kushtet? Kush e mbështeti? Kush është përgjegjës? Le t'i analizojmë pak ngjarjet historike në rend kronologjik. Në 6 prill 1939 kryeministri britanik Çermbërlein deklaron në parlamentin britanik se Perandoria Britanike nuk ka interesa ekonomike e politike në Shqipëri. Tejet i lumtur, Duçja i dërgon letër Çermbërleinit ku e falenderon për deklaratën. Në 7 prill 1939 Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Me dhjetëra mijëra ushtarë italianë të armatosur deri në dhëmbë dynden drejt brigjeve të Shqipërisë për të zaptuar një vend të pavarur e sovran. Të vetmit që rezistojnë janë grupe të vogla ushtarësh në Durrës, Shëngjin, etj. Rezistencën e Durrësit e udhëheq Abaz Kupi.

LANÇ - zbërthimi i koncepteve të gabuara

Image
Koha e leximit: 40 minuta. Në këto 30 vite demokraci ka pasur shumë përpjekje për të manipuluar e keqinterpretuar historinë apo aspekte të veçanta të historisë së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Këto manipulime e keqinterpretime janë bërë shpesh herë me qëllim për të rehabilituar figura kolaboracioniste e kundërshtare të Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kështu apologjetët e kolaboracionizmit janë përpjekur të denigrojnë, banalizojnë, nënvlerësojnë, përçmojnë e madje edhe të tallin disa ose të gjitha objektivat, vendimet, veprimet apo rezultatet e arritura gjatë LANÇ nga njësitë dhe udhëheqësit e UNÇSH dhe FNÇ.

Pse nuk bashkëpunoi Balli Kombëtar me britanikët gjatë luftës së dytë botërore?

Image
Sot diskutohet gjerësisht për luftën e dytë botërore dhe aleancat politike të asaj periudhe, dhe zakonisht janë komunistët ata që akuzohen se shkëputën lidhje me "perëndimin" dhe demokracitë evropiane (që në atë periudhë nuk ekzistonin), për shkak se u lidhën me sllavët, armiqtë kryesorë të shqiptarisë, dhe se e çuan Shqipërinë drejt lindjes komuniste e rrjedhimisht drejt diktaturës. Lidhja e komunistëve shqiptarë me komunistët jugosllavë gjatë luftës së dytë botërore është anatemuar parë e mbrapsht, është dënuar në të gjitha format dhe është konsideruar si mallkimi që solli në pushtet diktaturën komuniste.