Posts

Shkrime me etiketën gjuha shqipe

Rrena, legjenda dhe pseudoshkencë

Image
Një ditë tek po shëtisja nëpër rrugët e Tiranës, tek tezgat që shesin libra të përdorur gjeta librin e Elena Kocaqit me titull “Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane" (botim i vitit 2008) dhe e bleva. U bëra kureshtar. Thashë t'i hedh një sy. Mos ka ndonjë temë interesante për ta diskutuar. Ç’të shoh? Katastrofë! Shumë më keq nga ç’prisja. Një paçavure që përpos gabimeve të shumta gramatikore dhe stilit tejet mediokër të të shkruarit, nuk ka absolutisht asgjë shkencore. Një sajesë, nga fillimi deri në fund. Një pjellë e fantazisë së shfrenuar neo-pellazgjiste të autores, sidomos po të marrim parasysh faktin që e shet veten si historiane me diplomë e me medalje të artë.

Sharlatanë të të gjitha kohërave, bashkohuni!

Image
Kundërshtitë e sajuara Ekziston një dukuri e njohur social-politike që quhet "konflikt i sajuar" ose "kundërshti e sajuar", e cila nxitet zakonisht ose prej dëshirës për përfitime ekonomike, ose për çështje ideologjike. Qëllimi i “konfliktit të sajuar” është që të krijojë idenë sikur ka dy mendime legjitime të kundërta, apo dy kampe të kundërta të barabarta në autoritet akademik, për një çështje shkencore që në qarqet akademike nuk është fare temë debati. Kjo bëhet për të futur dyshimin e për të çoroditur opinionin publik duke krijuar psikozën e paqartësisë. Prandaj dhe ndonjëherë përdoret emërtimi "paqartësi e fabrikuar". 

Lutja themelore në tre dialekte të vitit 1805

Image
Në këto tre faqe është shkruar lutja themelore në tre dialekte të ndryshme të shqipes, botuar në vitin 1805 nga Vatikani. Faqja e parë është shkruar në shqipen e Shqipërisë së veriut dhe quhet Epirotice. Emërtimi epirotice nuk duhet ngatërruar me Epirin, pasi në konceptin e kishës katolike Shqipëria e veriut i përkiste provincës romake të quajtur Epirus Nova (Epiri i ri) përkundrejt provincës Epirus Vetus (Epiri i vjetër) që ishte territori mes Shqipërisë së jugut dhe Greqisë së veriut. Duke qenë që katolikët shqiptarë gjenden pikërisht në Shqipërinë e veriut, është më se e logjikshme që edhe dialekti i përdorur t'u përkiste atyre. Në këtë variant duket qartë që në fillim të shekullit të XIX dialekti geg ishte shumë më i përafërt me toskërishten dhe nuk kishte marrë ende trajtat e shumta që ka sot.

Eniteo - Peremtum - Exitum - Dies.

Image
Po lexoja një ditë një shkrim ku bëhej një hulumtim mbi kuptimin emërtimeve të ditëve të javës në shqip dhe kjo më nxiti kureshtjen. Tre ditët e para janë krejt të qarta. Ato ndjekin renditjen standarde të panteonit të perëndive romake: e hëna - hëna (lunis dies), e martë - marsi (martis dies) dhe e mërkurë - mërkuri (mercuri dies). Supozohet që edhe emërtimi i të dielës është krejt i qartë pasi ka kuptimin e diellit por në shqip. (lat. Dies solis, ang. Sonday, gjer. Sontag, etj.) Ndërsa tre emërtimet e tjera, përkatësisht “e enjte”, “e premte” dhe “e shtunë”, nuk janë plotësisht të përcaktuara dhe për prejardhjen e tyre ka ende diskutime mes gjuhëtarëve e etimologëve.

A është gjuha shqipe 6000 vjeçare? Çfarë thotë shkenca?

Image
A) Zanafilla e proto-indo-europianishtes. B) Proto-ilirishtja, paraardhëse e gjuhës shqipe. C) Ilirishtja ballkanike. D) Proto-shqipja. E) Reth 1500 vjet më parë shqipja fillon të marrë formën e gjuhës që njohim sot. F) Shqipja e vjetër. G) Shqipja moderne. Shigjetat e verdha tregojnë trungun e  gjuhësor të shqipes. Diagrama e publikuar në revistën Science Si qëndron në të vërtetë çështja e vjetërsisë së gjuhës shqipe? A është ajo 6000 vjeçare, siç na thonkërkan gjuhëtarët e huaj që kanë botuar studimin në revistën Science ? Apo është ajo 1500 vjeçare siç na thonë "komunisto-akademikët" e Akademisë së Shkencave? Kush ka të drejtë?

Gjuha letrare - një zhvillim i natyrshëm apo plan ogurzi?

Image
Një nga temat që lidhet me periudhën e diktaturës e që ngjall më shumë kundërshti  është padyshim çështja e caktimit dhe adoptimit së gjuhës letrare, ose siç quhet ndryshe gjuhës "standarde". Për këtë temë janë bërë debate, janë hedhur akuza e janë ngritur gjithfarë teorish konspirative, të cilat, kush më shumë e kush më pak, vërtiten të gjitha rreth idesë që gjuha letrare është vendosur me urdhër nga lart, pra nga regjimi, me qëllim politik ogurzi, përgjithësisht në kuadrin e shtypjes e diskriminimit të gegëve dhe gegërishtes dhe dominimin e toskëve dhe toskërishtes.

Kur dhe pse ndodhi ndarja dialektore e gjuhës shqipe?

Image
Shënim. Arsyetimi i mëposhtëm është bazuar tek të dhënat mbi zhvillimet historike dhe harta e emërtimeve të vendbanimeve në Shqipëri. Në këtë arsyetim nuk është bërë asnjë analizë e mirëfilltë gjuhësore. Sot ekzistojnë disa teori që shpjegojnë ndarjen e gjuhës shqipe në dy dialekte, gege dhe toske. Njëra prej tyre, ajo më e rëndësishmja, përpiqet të vërtetojë se ndarja ka ndodhur përpara dyndjeve sllave duke arsyetuar se fenomeni i rotacizmit tek fonemat r/n, që është i pranishëm tek huazimet latine dhe helene, nuk shfaqet tek huazimet sllave. Unë mendoj që ky arsyetim nuk është i saktë pasi mungesa e rotacizmit tek huazimet sllave mund të shpjegohet shumë thjeshtë nëpërmjet zhvillimeve historike. Më poshtë unë do t'i shqyrtoj këto zhvillime historike dhe nëpërmjet arsyetimit do të dal në një përfundim logjik mbi periudhën dhe arsyen e ndarjes së gjuhës shqipe në dy dialekte kryesore. Hapi i parë që duhet hedhur për të shkuar drejt këtij ...