Posts

Shkrime me etiketën neo-pellazgjizmi

Rrena, legjenda dhe pseudoshkencë

Image
Një ditë tek po shëtisja nëpër rrugët e Tiranës, tek tezgat që shesin libra të përdorur gjeta librin e Elena Kocaqit me titull “Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane" (botim i vitit 2008) dhe e bleva. U bëra kureshtar. Thashë t'i hedh një sy. Mos ka ndonjë temë interesante për ta diskutuar. Ç’të shoh? Katastrofë! Shumë më keq nga ç’prisja. Një paçavure që përpos gabimeve të shumta gramatikore dhe stilit tejet mediokër të të shkruarit, nuk ka absolutisht asgjë shkencore. Një sajesë, nga fillimi deri në fund. Një pjellë e fantazisë së shfrenuar neo-pellazgjiste të autores, sidomos po të marrim parasysh faktin që e shet veten si historiane me diplomë e me medalje të artë.

Sharlatanë të të gjitha kohërave, bashkohuni!

Image
Kundërshtitë e sajuara Ekziston një dukuri e njohur social-politike që quhet "konflikt i sajuar" ose "kundërshti e sajuar", e cila nxitet zakonisht ose prej dëshirës për përfitime ekonomike, ose për çështje ideologjike. Qëllimi i “konfliktit të sajuar” është që të krijojë idenë sikur ka dy mendime legjitime të kundërta, apo dy kampe të kundërta të barabarta në autoritet akademik, për një çështje shkencore që në qarqet akademike nuk është fare temë debati. Kjo bëhet për të futur dyshimin e për të çoroditur opinionin publik duke krijuar psikozën e paqartësisë. Prandaj dhe ndonjëherë përdoret emërtimi "paqartësi e fabrikuar". 

Ideologjia neo-pellazge, kopje e neo-helenizmit

Image
Shënim:  Për të kuptuar më mirë sfondin ideor të këtij shkrimi mund t’i referoheni shkrimeve me titull " Sharlatanë të të gjitha kohërave, bashkohuni! ", “ Neo-helenizmi dhe shqiptaria ” dhe “ Kush e nisi debatin mbi origjinën e shqiptarëve? ”. Në formën që ka marrë kohët e fundit në debatin mediatik publik, ideologjia neo-pellazge, ajo që promovojnë disa "studiues" lartë e poshtë nëpër media e nëpër botime, është një kopje e dalë boje e neo-helenizmit pasi, ashtu si kjo e fundit, ushqehet nga një ndjesi e thellë inferioriteti ndaj kulturës së kultivuar historike. Njësoj si neo-helenistët, të cilët kanë nevojë të justifikojnë idetë e rreme të madhështisë që kanë për veten duke përvetësuar padrejtësisht arritjet kulturore e shkencore të njerëzve të lashtësisë, ashtu edhe neo-pellazgjistët kanë nevojë të justifikojnë mangësitë e tyre intelektuale në raport me dijet e kultivuara, duke i dhënë shtysë fantazisë së shfrenuar e duke p...

Kush e nisi debatin politik mbi origjinën e shqiptarëve?

Image
A janë shqiptarët pasardhësit e Ilirëve? Po të pellazgëve? A janë shqiptarët banorët më të vjetër të Ballkanit? Po popullsitë fqinje? Kush e nisi këtë debat dhe për ç’arsye? Pse kaq shumë njerëz merren me këtë çështje? Për çfarë na shërben ne shqiptarëve ky debat? Debati mbi origjinën dhe vjetërsinë e shqiptarëve e ka zanafillën në fillim shekullin e 19-të, në periudhën që në Ballkan filluan të formoheshin shtetet etno-nacionaliste ortodokse si Rumania, Serbia, Greqia e Bullgaria. Etno-nacionalizmi është një formë nacionalizmi që ka si bosht qendror identitetin etnik (gjuhën, besimin, trashëgiminë kulturore, etj.) të shumicës së popullsisë së shtetit. Sipas etno-nacionalizmit, identiteti etnik i shumicës është ai që përcakton kombin dhe kombësinë e një shteti dhe se ekzistenca e shtetit ka si qëllim të vetëm afirmimin dhe mbrojtjen e interesave të grupit dhe identitetin etnik që përbën kombin, pra të shumicës së popullsisë. Sot shtetet Ballkanike, p...