Defterët e kadastrës osmane të vitit 1455 në Kosovë

Harta e vendbanimeve në zotërimet e Brankoviçit në vitin 1455.

Kisha lexuar shpesh deklarata të serbëve nacionalistë në internet se në defterin osman të vitit 1455 të zotërimeve të Brankoviçit, shqiptarët përbënin vetëm rreth 1% të popullsisë së Kosovës. Prandaj unë mora mundimin dhe krijova një hartë të të gjitha vendbanimeve që përmenden në atë defter, duke përdorur si referencë botimin në serbisht të Institutit Oriental të Sarajevë, të vitit 1972 me titull "Zotërimet e Brankoviçit - inventari i gjerë kadastral i vitit 1455" dhe nga ajo hartë doli një panoramë shumë interesante. Në hartë janë vendosur pothuajse të gjitha vendbanimet e renditura në defter, përveç ndonjë dyzine emërtimesh, të cilat nuk arrita t'i gjej. 

Ajo që bie në sy në pamje të parë është fakti se në zotërimet e Brankoviçit nuk hyjnë territoret e Rrafshit të Dukagjinit dhe Hasit verior, ose siç e quajnë Serbët, Metohisë, përveç nja tre-katër vendbanimeve të izoluara, që do të thotë se informacion në defter është i kufizuar vetëm në zonën e Fushë Kosovës. Por edhe atje mund të vëmë re se vendbanimet e përmendura nuk mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës lindore, edhe atje ku është plot me vendbanime serbe, gjë që ngre shumë pikëpyetje.

Kjo lloj shtrirje e vendbanimeve me emërtime sllave koincidon edhe me faktin që vendbanimet sllave në Kosovën lindore janë kryesisht në sllavishten e vjetër (bullgarisht) pasi mbarojnë me prapashtesat -ovo, -ovec, -ovce dhe -evce, ndërsa vendbanimet sllave në Kosovën perëndimore janë në dialekt më të ri të Serbishtes pasi mmbarojnë me prapashtesën -vac dhe -ovac, gjë që sugjeron një mbërritje më të vonshme të Serbëve në këto territore.

  • Kunjat me ngjyrë të verdhë tregojnë vendbanimet që përmenden në defter.
  • Kunjat me ngjyrë të kuqe tregojnë emërtime që janë dublikate të emërtimeve gjetkë në Serbi dhe që me shumë gjasa nuk janë ato të përmendura në defter.
  • Kunjat me ngjyrë të gjelbër tregojnë vendbanime Arumune.
  • Kunja me ngjyrë portokalli tregon një Manastir.

Gjithashtu, me interes është fakti që vendbanimi me emër Arbanashka, që do praktikisht do të thotë "Arbëror", dhe ato me emër Vlasi ose Vlaska, që praktikisht do të thonë "Vllenj ose Arumunë", çuditërisht janë të banuara nga banorë e emra sllavë, që ndoshta mund të tregojë faktin se banorët e këtyre vendbanimeve mund të kenë adoptuar emra sllavë pavarësisht faktit që nuk kanë qenë sllavë.

Comments

  1. Të lumtë Ardi, vëzhgim shumë i saktë.

    Emrat e toponimeve serbe zakonisht mbarojnë me -vac, si p.sh. Mladenovac, Pozarevac, Kragujevac, etj.

    Në anën tjetër, me rastin e regjistrimit, popullsia është evidentuar sipas përkatësisë fetare e jo kombëtare, kështu që interpretimi serb është një përpjekje e pastër për të manipuluar me numra për qëllime politike.

    Ju përshëndes,
    A.K.

    ReplyDelete
  2. Një gjë që më çuditi në defter ishte se shumë nga fshatrat e Lipjanit nuk figuronin më çuditi po ashtu fakti se fshati im Banulla nuk figuron, edhe pse është toponim latin, ajo që ndoshta ka ndodhur është se fshati ka qenë i braktisur ngjashëm me Matiçanin që figuron si "opustjelo" (i braktisur).

    ReplyDelete

Shto një koment

Shkrimet më të lexuara të muajit

Pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë?

Epoka e errët shqiptare

Lufta e pavarësisë së Greqisë - sa patriotike ishte dhe kush qëndronte pas saj?