Kaio Kai, i biri i Memio Julit...

Pllakati i gjetur në steren e ujit në kalanë e Shkodrës

Menjëherë sapo doli lajmi për zbulimin e pllakatit të gjetur në steren e ujit të kalasë së Shkodrës në dhjetor 2022, unë e përktheva tekstin e pllakatit dhe e botova në Facebook në datë 15 dhjetor 2022. Deri në atë moment nuk kishte dalë ende asnjë përkthim zyrtar nga specialistët. Sot është e vështirë të gjesh informacion online për këtë pllakat. Tani po e botoj edhe këtu në blog.

Teksti origjinal sipas specialistëve: 

C(aio) C(ai) f(ilio) Memmio Iulio maioriario, caliga prima, optioni primipilariorum, subcommentar(i) ensi, comment[ ar](i) ensi, corniculario pr(a) ef(ectorum) praetorio, primipilari, v(iro) e(gregio), ducenario, patrono, ordo splendidissimus coloniae Scodranorum. Feli(citer).

Përkthimi im: 

Kaio Kai, i biri i Memio Julit të vjetrit, kaliga* e parë, zgjedhur primipilar**, rojtar i nënkomentarit dhe komanetarit***, oficeri që u bë prijës, burrë i shquar, komandant ducenari****, mbrojtës, kapiten i shquar i kolonisë së Shkodrës. Fatmiresisht.

*Kaliga - sandale e ushtarëve romakë. Këtu nënkupton i pari që ka shkelur në këtë tokë.
**Primipilar - primipilus në shqip do të thotë "heshta e parë". Primipilus ishte centurioni më i vjetër i kohortës në një legjion romak.
***Comentarii - regjistër perandorak ose libër me shënime e kronika për luftën.
****Ducenario - njësi me 200 ushtarë.

Në këtë pllakë Shkodra cilësohet si koloni romake, gjë që shërben si argument mbështetës për propozimin që unë kam bërë më parë se emërtimi Skodra mund të ketë origjinë latine. Kështu emërtimi scodra mund të ketë prejardhje prej fjalëve të mëposhtme:

- Exo quadrum, nga latinishtja, që do të thotë "dalje" (exit) dhe "kodër". Dmth "kodra në dalje", ndoshta në dalje të liqenit ose të lumit. Exo quadrum > Escuadru > Scodru > Shkodra.

- Eso codru, nga latinishtja vulgare (popullore), që do të thotë "dalje" dhe "pyll". Kjo zonë mund të ketë qenë në kohët e lashta e pyllëzuar dhe atje mund të ketë qenë e vetmja rrugë kalimi nga Zadrima drejt fushës së Mbishkodrës. Eso codru > Escodru > Scodra > Shkodra.

- Exquadra, nga latinishtja që do të thotë "garnizon ushtarak". Kjo ndoshta i referohet faktit që Kalaja e Shkodrës ka shërbyer që në kohët e lashta si postrojë ushtarake e pikë vrojtimi ku monitorohej lëvizja nga njëra anë e Drinit tek tjetra. Exquadra > Esquadra > Squodra > Scodra > Shkodra.

Një argument tjetër për natyrën romake të kalasë është fakti që Shkodra kishte një pozicion përgjithësisht të papërshtatshëm për të ngritur një kala të mirëfilltë nga ilirët, pasi ata vetë preferonin të banonin në zona të thella, duke qenë që nuk kishin ushtri të mirëfilltë si romakët dhe nuk kishin rrugë tregtie e qendra të banuara fushore për t'i mbajtur nën mbikqyrje të vazhdueshme siç bënin romakët.

Një gjë inetersante është gjithashtu fakti që monedha e gjetur me mbishkrimin Skodrinon, e cila datohet në shekullin II para erës së re, ndonëse është shkruar në gjuhën greke, germat janë latine. Për mendimin tim kjo monedhë është shumë më e re. Ajo i përket periudhës pas krishtit.



Comments

Shkrimet më të lexuara të muajit

Pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë?

Epoka e errët shqiptare

Lufta e pavarësisë së Greqisë - sa patriotike ishte dhe kush qëndronte pas saj?