Lufta e pavarësisë së Greqisë - sa patriotike ishte dhe kush qëndronte pas saj?
Sa herë që diskutohet lëvizja shqiptare për pavarësi dhe ngjarjet politike që lidhen me të, është e pamundur që të mos hiqen paralele e të bëhen krahasime me fqinjët tanë ballkanikë, sidomos Greqinë, dhe të shikohen jo pa zili ato që në pamje të parë duken si “sukseset” e tyre ekskluzive, përkundrejt “dështimeve” tona ashiqare. Jo rrallë herë mund të vësh re pesimizmin dhe pishmanllëkun në tonin e "vëzhguesit" shqiptar ose të huaj kur bën krahasimin e lëvizjes tonë kundrejt asaj greke, dhe jo rrallë herë kemi parë të vihet në diskutim “origjinaliteti” apo "vonesa" e lëvizjes tonë me argumenta si “i ka munguar uniteti”, “i ka munguar qartësia dhe vizioni politik”, “i ka munguar patriotizmi”, ose “elitat politike shqiptare nuk kanë qenë të aftë të fitojnë mbështetjen e fuqive evropiane” ose “ka qenë e shitur për interesat e të huajve” ose "nuk ishin të zotë të kapnin momentin politik, etj, etj.
Shpesh ky fenomen kthehet në një ndjesi të mirëfilltë inferioriteti, e cila
rritet akoma edhe më shumë kur diskutohet fakti që shumë nga figurat e shquara
të pavarësisë së Greqisë ishin arvanitas, një popull shqiptar, i cili sot
është asimiluar pothuajse krejt dhe që në tërësinë e tij e ka për turp të
identifikohet me shqiptarët e Shqipërisë. Aq më i hidhur bëhet ky realitet kur
shikojmë propagandën anti-shqiptare të fqinjëve tanë, të cilët nuk kanë lënë
fakt e ngjarje pa shtrembëruar e keqinterpretuar, vetëm e vetëm që ta
portretizojnë popullin shqiptar si popull pa iniciativë, pa kulturë, pa
histori e pa identitet.
Nga ana tjetër kemi të mllefosurit e të
frustruarit tanë, të cilët për t’iu kundërvënë kësaj pocaqie kalojnë në
ekstremin tjetër duke ngritur në qiell e duke mitizuar çdo gjë shqiptare, e
duke mohuar me agresivitet çdo gjë greke, deri në mohim të plotë të historisë
së saj.
Mirëpo a është e drejtë që të ekzistojë kjo gjendje
konfuzioni dhe pasigurie tek shqiptarët? A jemi të sigurt që jemi njohur me të
gjitha faktet dhe a i kemi analizuar ato drejtë? A e kemi parë historinë tonë
nga një këndvështrim më të gjerë dhe a i kemi marrë të gjithë faktorët në
konsideratë? A kemi dalë në përfundimet e duhura?
Në këtë shkrim
unë do të shqyrtoj historinë e luftës së pavarësisë së Greqisë duke u nisur
nga pyetjet e mëposhtme me qëllim evidentimin e të përbashkëtave dhe dallimeve
me saj dhe lëvizjeve patriotike shqiptare:
- A u ngritën Grekët në luftë për pavarësi me iniciativën e tyre?
- Kush ishin iniciatorët e lëvizjes për pavarësi të Greqisë dhe çfarë bënë ata?
- Kush i ndihmoi grekët në luftën e tyre kundër perandorisë osmane?
- A u treguan ata më të aftë se shqiptarët në rrafshin politik e ushtarak?
- A ishte e mundur për shqiptarët që të arrinin të njëjtat rezultate, në të njëjtën periudhë?
- Çfarë mund të kishin bërë shqiptarët ndryshe?
Greqia në shekuj
Territori i Greqisë së lashtë (përfshi bregun perëndimor të Azisë së vogël) ka qenë historikisht vend i përplasjeve mes qytetërimeve. Fillimisht aty u themelua qytetërimi helen, i cili për një kohë të gjatë ishte në konflikt me perandorinë perse. Pastaj Greqinë e futën nën sundimin e tyre romakët. Pas rreth 800 vjet sundimi romak, Greqia dhe i gjithë Ballkani u bë shesh i përleshjeve 750 vjeçare mes sllavëve dhe bizantinëve, e më pas mes bizantinëve dhe latinëve. Në fund Greqinë e futën nën sundimin e tyre osmanët, të cilët e mbajtën për pothuajse 400 vjet, një periudhë kjo gjatë së cilës Greqia nuk i shpëtoi dot përplasjeve të armatosura mes këtyre sunduesve “lindorë” dhe fuqive të tjera evropiano-perëndimore si venedikasit, katalanët, frankët, gjenovezët, etj.Duke filluar nga shekulli i III-të, territori i Greqisë dhe i gjithë Ballkanit ka qenë skenë e disa valëve migratore, si nga ato me plan ashtu edhe nga ato pa plan. Gotët, hunët, vandalët, sllavët, avarët, turkomanët. Të gjitha fiset të ashtuquajtura "barbare" kanë kaluar nëpër territorin e Greqisë. Mirëpo dyndjet e para që patën ndikimin më të madh e që ndryshuan një herë e përgjithmonë fizionominë e Greqisë e të Ballkanit ishin dyndjet e sllavëve gjatë shekullit të VI-të dhe të VII-të, të cilat, në bashkëpunim me sulmet Avare, pothuajse e zhdukën fare popullsinë autoktone greke (ilire* e trake) në pjesën më të madhe të Ballkanit. Për një farë periudhe Greqia kontinentale u zhduk si koncept gjeografik dhe në vend të saj ishte ajo që kronikanët e asaj periudhe e quajtën Skllavinia.
*Shiko shkrimin me titull "Pse nuk e ndërtuan shqiptarët shtetin e tyre mesjetar".
Për të zhdukur dominimin sllav në Greqi dhe për të rikthyer influencën bizantine, perandorët bizantinë ndërmorën disa fushata masive për zhvendosjen e sllavëve nga Greqia dhe për zëvendësimin e tyre me popullsi greqisht folëse nga ishujt e Egjeut, Azia e vogël, Italia e jugut, e madje dhe nga Kaukazi gjatë shekujve të VIII-të dhe të IX-të.
Andej nga shekujt XI - XIV-të në Greqi u zhvendosën popullsitë shqiptare (Arvanitasit), të cilët u shpërndanë në disa krahina të ndryshme si në Çamëri, Greqinë qendrore dhe Peloponez (More). Mandej gjatë sundimit osman pati zhvendosje të tjera të popullsive myslimane e çifute drejt qendrave urbane të Greqisë ballkanike si Selaniku, etj. Mes shekujve të XVII-të dhe XVIII-të gadishullin e Peloponezit e mori nën sundim Venediku ku themeloi Mbretërinë e Moresë, e cila zgjati rreth 27 vjet. Gjatë kësaj periudhe Venediku importoi në gadishull njerëz nga ishujt grekë që mbante nën sundim por edhe sllavë bullgarë. Pas rënies së perandorisë osmane Greqia do të shikonte zhvendosje të tjera masive të popullsive. Kësaj radhe këto zhvendosje do të merrnin tiparin e kryqëzatave dhe "rekonkuistave" fetare dhe do të kryheshin në emër të ringjalljes së një Greqie të imagjinuar para osmane.
Kryengritja e Orllovit
Si për çudi, fuqia e parë evropiane që propozoi konceptin ringjalljes së Bizantit andej nga fund shekulli i XVIII-të ishte Rusia me perandoreshën Ekaterina e Madhërishme në krye. Qëllimi i Ekaterinës ishte që në emër të mbrojtjes së Ortodoksizmit ta ndante perandorinë osmane mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë dhe në pjesën e saj Ballkanike të ringjallte perandorinë e dikurshme bizantine, në krye të së cilës do të vendosej nipi i saj Konstantini. Ekaterina e bisedoi këtë plan me perandorin Jozef II të Habsburgëve dhe të dyja palët ranë dakord për vënien e tij në jetë.Mirëpo qëllimi i Ekaterinës nuk ishte as çlirimi i popullit grek nga zgjedha osmane dhe as pavarësia e Greqisë. Rusia i ishte futur një fushate masive për dominimin e të gjithë pellgut të Detit të Zi, me qëllim përfundimtar daljen në detin Mesdhe nëpërmjet ngushticës së Dardaneleve. Kjo fushatë u frymëzua dhe u bashkëshoqërua me idenë e ringjalljes së perandorisë bizantine dhe helenizmit në territorin rreth e përqark Greqisë së lashtë. Kjo ishte periudha kur dashuria për helenizmin (kultura dhe historia e Greqisë së lashtë) kish marrë një hov të jashtëzakonshëm, jo vetëm në qarqet e elitave aristokrate ruse, por edhe ato austro-hungareze, gjermane, franceze, britanike, etj. Plani për ringjalljen e Bizantit u përpunua nga Princi Potemkin (Patjomkin). Ai ishte aq i dhënë pas helenizmit saqë kur Rusia shtriu sundimin e saj mbi territoret jugore të Ukrainës së sotshme (atje ku zhvillohet sot lufta) ai u vendosi qyteteve të reja të sapo themeluara emërtimet e kolonive të lashta helene si Odesa dhe Kerson. Në total 11 qytete të asaj që quhej Rusia e Re (Novorusia) do të merrnin emërtime të lashta helene; Sevastopol, Melitopol, Simferopol, Mariupol, Tiraspol (Moldavi), Stavropol (Rusia kaukaziane) dhe Nikopol.
Të shtyrë edhe nga fitoret ushtarake kundër perandorisë osmane në vitet 1768-1774, Rusia kishte plane të mëdha për shtrirjen e influencës së saj në Ballkan si flamurmbajtëse e Ortodoksizmit dhe pretenduese legjitime e trashëgimisë bizantine në Europë. Në kuadër të këtyre planeve ishte edhe organizimi e mbështetja financiare e të ashtuquajturës kryengritja e Orllovit*, e cila shpërtheu në vitin 1770, me maniotët ortodoksë* në krye (krahinë në jug të Greqisë ku njerëzit jetonin nën sistemin fisnor, njësoj si shqiptarët), dhe pati si tipar dallues masakrat kundër myslimanëve të të gjitha etnive në More (Peloponez), përfshi myslimanët grekë. Qëllimi, spastrimi i myslimanëve dhe ringjallja e "helenëve".
Gjatë shekujve, në perandorinë osmane kish pasur revolta të shumta, për lloj-lloj arsyesh e nga komunitete nga më të ndryshmet. Por fushata kriminale me bazë fetare nuk kish pasur asnjëherë. Kjo e udhëhequr nga rusët ishte “kryengritja” e parë që u shoqërua me krime që shënjestronin specifikisht myslimanët për shkak të besimi të tyre, si në More ashtu edhe në Kretë. Si përgjigje, këto masakra u pasuan nga pogrome kundër të krishterëve në qytetet greke të Azisë së vogël si në Izmir, Stamboll, etj. Që nga ky moment krimet dhe masakrat kundër myslimanëve në perandorinë Osmane dhe pogromet hakmarrëse ndaj popullsive të krishtera greke e jo greke do të ktheheshin në një fenomen fare të zakonshëm në 200 vitet që do të pasonin. Gjatë kryengritjes së Orllovit u derdh gjaku i parë në perandorinë Osmane për shkak të fesë, pas më shumë se 300 vjetëve harmonie fetare mes komuniteteve të ndryshme.
Nga dokumentet historike dhe vetë dëshmitë e protagonistëve mund të nxjerrim konkluzionin se këto krime me bazë fetare ishin tërësisht të planifikuara nga rusët dhe plani i tyre për ringjalljen e një perandorie bizantine të pastër helene të krishterë. Siç shpjegon vetë Admirali Orllov, banorët e Moresë nuk kishin asgjë të përbashkët me helenët e lashtë të librave, pasi ata e kishin mendjen vetëm tek plaçka dhe tek interesi vetiak. Pra, edhe pse të ashpër e të pamëshirshëm, mercenarët dhe banditët e perandorisë osmane, me të cilët organizoi kryengritjen Orllovi, qofshin këta grekë, shqiptarë apo të ndonjë etnie tjetër, nuk ishin mbështetës të ndonjë ideologjie heleniste-bizantine dhe as që kishin dëgjuar ndonjëherë për bëmat e grekëve të lashtë.
Edhe pse dështoi keqas, kryengritja e Orllovit dhe taktika e nxitjes së urrejtjes ndër-fetare krijoi precedentin e parë kriminal fetar të neo-helenizmit, një precedent që do të kthehej në politikën dhe mjetin kryesor që do të përdorte shteti i ri grek gjatë ekspansionit të kufijve të tij dhe homogjenizimit (njehsimit) të popullsisë së Greqisë. Përdorimi i së njëjtës taktikë do të vërehet sërish me Armenët në Turqinë lindore, trupat mercenare të të cilëve u grishën nga Rusia cariste që të masakronin popullsitë myslimane në vitin 1918, me qëllim rikrijimin e mbretërisë së lashtë armene nën suazën e Rusisë. Fatkeqësisht kjo taktikë iu përplas atyre në fytyrë dhe rezultoi me gjenocidin e famshëm Armen, gjatë së cilit afro 1 milionë armenë të pafajshëm lanë kockat e tyre në Anadoll.
Filiki Eteria - organizata "patriotike greke"
Megjithatë Rusia nuk hoqi dorë nga planet e saj heleniste. Moska dhe qytetet e reja që Ekaterina themeloi në tokat e zhvatura perandorisë osmane u bënë qendrat e nacionalizmit neo-helenist për katër dekadat e ardhshme. Plot 43 vjet pas dështimit të kryengritjes së Orllovit, në vitin 1814, në qytetin e Odesës u themelua organizata "patriotike" neo-heleniste Filiki Eteria (shoqëria e miqve). Themeluesit e organizatës ishin Nikolaos Skufa (nga mbiemri duket si arumun) nga Arta, Emanuil Ksanthos (nga mbiemrin duket si grek) nga ishulli Patmos dhe Aleksandar Çakallov (nga mbiemri duket si sllavo-maqedonas) nga Janina. Skufas u takua me Kostandin Radon (nga mbiemri duket si shqiptar, por mund të ketë qenë edhe arumun) nga fshati Cepelevë pranë Malit Papingo, i cili ishte pranuar në organizatën italiane “Carbonari”, Ksanthosi ishte anëtar i dhomës së “Frimasonëve” të Lefkadhës, ndërsa Çakallovi ishte një ndër themeluesit e një organizate tjetër patriotike të quajtur “Bujtina greqishtfolëse”.Në 7 vitet e ardhshme organizata u zgjerua me mbi 1000 anëtarë - tregtarë, klerikë, konsuj rusë, zyrtarë greko-osmanë nga Fanari i Stambollit, serbë revolucionarë, rumunë, madje edhe disa kryetarë fisesh arvanitase. Ndër figurat më të shquara mund të përmendim princin grek të principatave danubiane të Moldavisë dhe Vllahisë Mikael Sucos (këto territore ishin humbur nga perandoria osmane gjatë luftës ruso-turke në vitin 1774 dhe kishin hyrë nën influencën e rusisë cariste) dhe Karagjorgje Petroviçin, themeluesin e dinastisë mbretërore serbe të Karagjoergjeviçëve. Anëtarë të organizatës ishin edhe iniciatorët e luftimeve luftarake si Teodor Kollokotroni, Odiseas Andrucos, Dhimitris Plaputas, Papaflesas dhe peshkopi i mitropolisë Germanos i Patrasit.
Kupola drejtuese e organizatës mbahej e fshehtë dhe ishte e rrethuar gjithmonë nga një re misteri. Organizata kishte dhe shumë anëtarë të tjerë jo grekë të panjohur por të fuqishëm politikisht e me pasuri të mëdha. Madje flitej se anëtar i organizatës ishte edhe vetë Cari Aleksandri I i Rusisë. Në fakt kjo nuk do shumë mend për tu kuptuar. Është më se e qartë që një organizatë me kaq shumë koka të mëdha e me kaq shumë influencë ndërkombëtare nuk mund të drejtohej veçse nga vetë Cari dhe nga instancat qeveritare ruse.
Nga informacioni i mësipërm mbi themelimin dhe anëtarët e organizatës mund të kuptojmë fare qartë se këtu nuk bëhej fjalë për një lëvizje patriotike të mirëfilltë etnike greke, si ç’ishte për shembull lëvizja patriotike shqiptare në vitet 1870 dhe 1912, por për një organizatë cariste neo-heleniste, që si objekt frymëzimi kishte perceptimin romantik rus të Greqisë së lashtë, Greqisë perandorake bizantine dhe Ortodoksizmit institutcional. Pra askush nuk kishe shqetësim për popullin grek që ekzistonte në atë periudhë në Greqi, as për gjuhën e tij, as për identitetin e tij, as për kulturën, as për doket e zakonet e as për mirëqenien. Objektivi përfundimtar i organizatës ishte ringjallja e Greqisë institucionale perandorake, koncept ky që nuk merrte fare parasysh fatin e popullsisë autoktone greke e jo greke në Greqi dhe diversitetin e saj etnik, kulturor e religjioz.
Për të fituar më shumë legjitimitet, në vitin 1818 zyrat qendrore të Filiki Eterias u zhvendosën nga Odesa në Stamboll. Skufas vdiq dhe anëtarët e organizatës ia ofruan vendin e liderit Ioanis Kapodistriasit, grek nga Korfuzi, në atë kohë ministër i jashtëm i Rusisë cariste dhe më vonë, pas pavarësisë së Greqisë, guvernator i parë i shtetit helen, si kandidat i partisë “Ruse”. Kapodistrias e refuzoi kategorikisht postin e drejtuesit të organizatës e më pas e akuzoi atë si shkaktare të kërdisë që ndodhi në Greqi gjatë luftës. Meqë Kapodistrias refuzoi, postin e drejtuesit të organizatës u ftua ta merrte Aleksandros Ipsilantis, princ i principatave danubiane dhe oficer madhor në kalorësinë perandorake ruse.
Nga sa më sipër, është e pamundur të mos bjerë në sy vendosja e personaliteteve me origjinë greke në poste të larta drejtuese të shtetit rus. Kjo nuk ishte pa qëllim. Jo më kot Rusia ishte bërë zyrtarisht mbrojtësja e popullsisë ortodokse në Perandorinë Osmane që më 1174 me anë të traktatit të Kyçyk Kainarxhasë. Aq e madhe ishte influenca e filhelenizmit në Rusinë cariste, dhe aq të fiksuar ishin elitat politike ruse për ringjalljen e Greqisë bizantine saqë për të legjitimuar planet e tyre ata vendosën drejtues etnikë grekë në disa nga postet më prestigjioze të perandorisë ruse. Dhe këta drejtues nuk ishin lindur e rritur në Rusi. Jo. Ata ishin importuar direkt e nga perandoria osmane e ishin transplantuar në administratën ruse.
Si oficer ushtarak që ishte, Ipsilantis filloi menjëherë përgatitjet për organizimin e kryengritjes dhe për këtë ai krijoi një njësi të armatosur të quajtur “Banda e Shenjtë” në të cilën u rekrutuan studentë dhe individë të tjerë nga komunitetet greke të Moldavisë, Vllahisë dhe Odesës.
Ky është betimi i Bandës së Shenjtë:
Armiqtë për të cilët do të derdhej gjithë ky gjak nuk ishin vetëm forcat e armatosura të perandorisë osmane por edhe të gjithë myslimanët e perandorisë, përfshirë pleqtë, gratë dhe fëmijët, e më vonë specifikisht shqiptarët të cilësdo feje. Ky betim do të shërbente si boshti kryesor ideologjik i të gjitha forcave luftarake neo-heleniste dhe do të parashtronte motivin me të cilin do të trajtoheshin të gjithë ata që nuk do të konsideroheshin miq të helenizmit.
Për nisjen e kryengritjes u morën disa pika në shqyrtim. Njëra prej tyre ishte Stambolli, zemra e perandorisë, i cili kishte qenë nën shënjestrën e revolucionarëve për një kohë të gjatë. Në fund u vendos që kryengritja të fillonte në Peloponez me një sulm të bashkërenduar nga Ipsilantis nga territoret e principatave danubiane. Me anë të këtij plani, organizata donte të shfrytëzonte konfliktin mes Portës së Lartë dhe Ali Pashë Tepelenës, për shkak se osmanët kishin angazhuar një numër të madh forcash për ta mposhtur këtë të fundit.
Lind pyetja, ku e gjeti gjithë këtë vetëbesim dhe arrogancë një organizatë ilegale patriotike siç me demek na paskësh qenë Filiki Eteria? Si mundet një organizatë e fshehtë të bëjë plane madhështore për fushata luftarake dhe mposhtjen e një perandorie të fuqishme qindra vjeçare? Besoj se në këtë pikë përgjigja është më se e qartë. Pas saj qëndronte e patundur e gjithë fuqia ekonomike dhe politike e Rusisë. Filiki Eteria nuk ishte veçse një projekt fasadë. Ajo s’kishte asnjë lidhje me popullin grek dhe dëshirën e tij për liri. Ajo ishte thjeshtë një OJQ e financuar nga Rusia.
Lufta për pavarësi
Më 26 Janar 1821, paritë nga të gjitha krahinat e Moresë (përfshi dhe Arvanitasit)) u mblodhën në Vosticë (Angioni i sotshëm) dhe diskutuan planet e kryengritjes. Eteristët shrfytëzuan mungesën e guvernatorit të vilajetit të Moresë, Hursid Pashës (gjeorgjan), i cili kishte shkuar bashkë me forcat e tij të udhëhiqte ekspeditën ndëshkuese kundër Ali Pashës në JaninëWikipedia nuk jep informacion të detajuar mbi mënyrën e organizimit të këtij kuvendi pan-Moreas dhe se mbi ç’baza ishte mbledhur ai. Kush qëndronte pas tij? Kush ua mbushi mendjen parive të mblidhen në kuvend? Si ua mbushi mendjen për luftë kundër perandorisë osmane dhe çfarë u premtoi? Sa kohë kishte që punohej për këtë kuvend? Ku i kishin gjetur armët dhe municionet për rrethimet e kështjellave dhe betejat e shumta që do të duhej të kryenin? Për këto gjëra nuk dimë asgjë.
Megjithatë, disa konkluzione mund të nxirren fare lehtë duke marrë parasysh ato që u diskutuan atje. E para është se prifti Papaflesas deklaroi se ishte përfaqësuesi zyrtar i Filiki Eterias. E dyta është se ai pati konflikte me paritë e Moresë dhe Mitropolitin Germanos të Patrasit për shkak se ata ishin (me të drejtë) shumë skeptik për suksesin e kryengritjes dhe se kërkonin si garanci ndërhyrjen ruse. Nga këto dy fakte të thjeshta mund të konkludojmë atë që mendja ta merr vetiu, se po të mos ishte për planet e ndërhyrjes ruse dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të ushtrive ruse gjetiu në kufijtë e perandorisë, një kryengritje kundër perandorisë osmane as që mund të mendohej, le më të planifikohej. Për të mbledhur gjithë ata burra në kuvend medoemos ishin angazhuar “agjentët” pro rusë të Filiki Eterias dhe me shumë gjasa u kishin premtuar atyre shpërblime e pasuri të mëdha.
Aksioni i parë zyrtar për “çlirimin e Greqisë” u zhvillua në 6 Mars të vitit 1821 me një sulm frontal të forcave të principatave danubiane kundër perandorisë osmane, me bekimin e plotë të carit të Rusisë. “Po ku u bë sulmi?”, - lind pyetja, - “Diku në territorin e Greqisë moderne?”. Aspak. As diku aty pranë. Sulmi i parë u zhvillua nga territori i Rumanisë së sotshme, më shumë se 400 km larg nga territori më i afërt i populluar me grekë, pranë qytetit Fokshani. Ndër udhëheqësit kryesorë të sulmit ishte Ipsilantis dhe banda e tij e shenjtë. Mirëpo më 19 Qershor 1821 “banda e shenjtë” e Ipsliantisit u thye nga osmanët në betejën e Dragashanit dhe la 400 të vdekur në fushëbetejë. Pas disfatës Ipsilantis u arratis në Austri. Atje ai u mbajt i izoluar për 7 vjet (1823-1827), derisa u lirua me kërkesën e carit rus Nikolla I i Rusisë.
![]() |
Masakra e Kiosit. Në pikturat fil-helene, masakrat kundër të krishterëve janë të paraqitura disa herë më tragjike se ato kundër myslimanëve. Pikturë nga fil-helenisti Eugene Del Croix. |
Pas një sërë rrethimesh e përplasjesh të armatosura mes forcave kryengritëse dhe garnizoneve osmane nëpër qytete, ngjarja më tragjike e të gjithë fushatës kryengritëse ishte rrethimi i Tripolicës në 23 Shtator 1821, në të cilën u masakruan nga 6000 deri në 15000 civilë myslimanë dhe çifutë, banorë të qytetit, nga forcat rrethuese të Teodor Kollokotronit.
![]() |
Rrethimi i Tripolicës. E fshehur pas kryengritësit
Panajotis Qefalas duket figura e priftit, ndërsa në sfond civilët e masakruar myslimanë. |
Lind pyetja, kush i shtyu kryengritësit që të masakronin myslimanët dhe çifutët në atë “farë feje”? Për ç ‘arsye? Cili ishte qëllimi? Çfarë përfitimi kishin ata nga masakra e civilëve, banorë të hershëm të qytetit? Tu japësh përgjigje këtyre pyetjeve nuk është fort e vështirë. Pas këtij makabriteti nuk mund të ishte veçse Rusia dhe ideologjia neo-heleniste, e cila, sipas planit kërkonte spastrimin e Moresë nga të gjithë elementët e padëshiruar jo të krishterë (jo besnikë), në mënyrë që të bëhej ringjallja e plotë e perandorisë bizantine sipas përfytyrimit pervers të carit rus dhe gjithë neo-helenistëve të mbështetur prej tij, plan i cili më pas do të risillej nën petkun e nacionalizmit grek me emërtimin e ri “Megali idea”, njësoj si Raihu i tretë i Hitlerit.
Ndryshe nga ç’pretendojnë apollogjetët neo-helenistë, të krishterët vendas nuk kishin asnjë arsye për t’i masakruar civilët myslimanë. Sipas rregullave të kohës, kryengritësit çdo veprim luftarak pragmatik e kishin të justifikuar, përfshi plaçkitjen dhe përdhunimet. Vetëm masakrën ideologjike ndaj myslimanëve (dhe çifutëve) jo. Jo për ndonjë gjë, por nuk kishte pse. Popullsia e krishterë civile kish jetuar në paqe dhe në harmoni me popullsinë civile myslimane deri në atë moment dhe kjo tregohet edhe nga ngjarje më të hershme të vitit 1715, kur popullsia vendase e priti krahëhapur shkëputjen e moresë nga Venediku dhe kalimin tek perandoria osmane. Justifikimi se të krishterët e Moresë na paskëshin qenë aq të mllefosur me “shtypësin e tmerrshëm” osman sa që të shkonin në thikë me mijëra civilë të pafajshëm është një përpjekje e mjerë "për të mbuluar mutin me shurrë".
Për më tepër, me ato veprime prej egërsirash, kryengritësit dhe sponsorët që qëndronin pas tyre nuk menduan aspak për pasojat që do kishin veprimet e tyre në territoret e tjera të perandorisë ku jetonin grekë e të krishterë, veçanërisht në Stamboll dhe në bregun perëndimor të Azisë së vogël. Atyre, me sa duket, nuk u bënte fare përshtypje (ose e donin një gjë të tillë) se i gjithë mllefi dhe hakmarrja e myslimanëve do të zbrazej tek popullsia civile greke gjetiu, atje ku ishte më e arritshme për ta.
Mbështetja Evropiane
Ndërkohë në Evropë, sapo u përhap lajmi për kryengritjen në Greqi, pati një reagim të menjëhershëm. Nga njëra anë qeveritë Evropiane mbanin pozicione kinse skeptike dhe mosaprovuese për luftën (për shkak të marrëveshje që kishin bërë për mos ndryshimin e kufijve), ndërsa nga ana tjetër organizimi i ndihmave me fonde kolosale, armë, ushqime dhe forca vullnetare ishte i rrufeshëm. Të gjithë u ngritën në këmbë. Në gazetat e të gjithë Evropës shpërtheu një propagandë e jashtëzakonshme pro-greke. Në to trumbetoheshin pogromet e osmanëve ndaj të krishterëve dhe liheshin në hije masakrat e kryengritësve ndaj myslimanëve.Portet franceze, italiane e britanike u mbushën me filhelenë të thekur për aventura. Nga vera e vitit 1821 deri në fund të vitit 1822, 360 vullnetarë ishin nisur për Greqi vetëm nga porti i Marsejës. Për krahasim, numri i vullnetarëve të huaj që morën pjesë në luftën e Kosovës, kundër regjimit shovinist të Millosheviçit në vitin 1999, i cili dëboi afro 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre, ishte jo më shumë se 5 veta me numërim. Duke i hipur anijes për Greqi, shkrimtari e diplomati Zhan Fransua-Maksim Rebo do të shkruante: “Mu rrënqeth mishi kur mësova se Greqia po shkundte zinxhirët”.
Vullnetarë pati nga e gjithë Evropa, nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Danimarka, Portugalia, Hungaria, Suedia, etj. Madje vullnetarë pati edhe nga përtej oqeanit Atlantik, në Amerikën e largët, vend nga i cili, për të ardhur deri në Evropë duheshin më shumë se dy muaj udhëtim me anije. Ndër këta filhelenistë ishin edhe figura të shquara e me influencë si Lord Bajroni (anglez), një ndër poetët e diplomatët më të shquar të kohës së vet, Eugjen Delakrua (Francez), piktor, Samuel Gridli Hou (Amerikan), fizikan, Xhorxh Xharvis (Amerikan), diplomat, etj.
Në Gjermani, Itali e Francë, si klerikët, si profesorët e universiteteve filluan të mbajnë fjalime frymëzuese që tregonin sesi Evropa na i paskësh pasur Greqisë së lashtë një goxha borxh që duhej shlyer dhe se Grekët kishin të drejtën të ngrinin pretendime për trashëgiminë e antikitetit klasik për të kërkuar mbështetje dhe se Greqia do të mund të zhvillohej vetëm nëse çlirohej nga perandoria osmane. Një student i mjekësisë në Manhajm të Gjermanisë deklaroi se leksioni e profesorit të tij për çlirimin e Greqisë i shkoi si shok nëpër trup duke e frymëzuar që të linte studimet e të nisej menjëherë drejt frontit. Ndërsa një student danez shkroi: “E ku ka vend më të mirë për të luftuar për lirinë dhe drejtësinë se sa përkrah grekëve të shtypur?”
Në Francë, Britani, Spanjë, Rusi, Amerikë dhe shumë vende të tjera u ngritën “Komitetet greke” për mbledhjen e fondeve dhe furnizimeve për revolucionin. Në qytetin e Nju Jorkut u organizua një ballo bamirësie në të cilën u mblodhën plot 8000$ (afro 180,000$ në 2021). Ndërsa në Rusi, komiteti grek i Shën Petersburgut mblodhi 973,000 rubla në Gusht të vitit 1822. Deri në përfundim të luftës, miliona rubla u mblodhën për asistencën ndaj refugjatëve.
Me pak fjalë, për shkak se në Europë adhurimi i veprave të antikitetit klasik ishte kthyer në një kult absolut ideologjik, dhe për shkak se perandoria osmane (e ashtuquajtur thjeshtë si “turku”) dhe islami ishin shpallur armiqtë kryesor të “qytetërimit” Evropian, ashtu krejt si pa të keq, të gjitha bëmat a qytetërimit të lashtë helen dhe çdo gjë që kish lidhje me të iu mveshën të ashtuquajturit “popull grek”, një turlie etnish e komunitetesh që kishin po aq të përbashkëta me helenët e lashtë sa çka të përbashkëta sapuni me djathin.
Pra, po të mos ish për vazhdimësinë e supozuar kulturore mes rumëve osmanë (grekët) dhe helenëve të lashtë, as gishtin nuk do lëviznin evropianët e krishterë në ndihmë të popullit “grek”. Le më pastaj të mblidhnin fonde e të nisnin vullnetarë. Ehu! Plot 12 kryengritje bënë shqiptarët mes viteve 1830 dhe 1912 dhe as që u kujtua kush të bënte propagandë pro shqiptare e fjalime frymëzuese nëpër universitete, nga ato që të “rrënqethnin mishin”, përveç ndonjë figure të shquar që ishte me të vërtetë mik i shqiptarisë. Pra Evropa nuk po mbështeste popullin grek osman. Evropa po mbështeste helenizmin dhe perceptimin romantik që kishte për të.
Kryengritja vazhdoi deri në vitin 1822 dhe u përhap në shumë krahina, përfshi Kretën dhe Qipron, gjithmonë të paraprirë nga prezenca e eteristëve, të cilët ishin gati me anije, furnizime, para e trupa të armatosura. Pas një numri betejash të përgjakshme, ca me fitore e ca me disfata, kryengritësit arritën të çlirojnë Greqinë qendrore. Duhet të kemi parasysh se shpejtësia me të cilën arritën kryengritësit të fitonin kaq shumë terren nuk vinte prej aftësive të tyre të jashtëzakonshme luftarake apo heroizmit të pashoq. Aspak. Çështja është se në atë periudhë perandoria osmane ishte në luftë me Persinë dhe një pjesë e rëndësishme e forcave Osmane ndodhej në skajin tjetër të perandorisë. Gjithashtu, për shkak të trazirave në Rumani dhe Moldavi, pjesën tjetër të forcave në Ballkan osmanët i kishin vendosur në kufijtë veriorë, për tu mbrojtur nga ndonjë sulm rus, si ç‘ndodhi me ushtrinë e Ipsilantisit.
Lufta civile dhe rreziku i shtypjes
Mirëpo frymëzimi “helen” nuk e pati shumë të gjatë. Pasi çliruan një pjesë të territorit, kryengritësit, këta “helenët e lashtë” të perandorisë osmane, andej nga viti 1823 filluan të kacafyten me njëri-tjetrin për pushtet e për influencë. Dhe s’ka si mos të ishte ndryshe. Ata ishin njerëz të thjeshtë pragmatistë, pa ideologji, pa fantazira romantike dhe pjella të shoqërisë osmane. Një pjesë e tyre ishin kryetarë fisesh shqiptare. Atyre nuk u bëhej vonë as për helenizmin, as për lirinë e as për pavarësinë, pasi nuk njihnin asnjë nga këto koncepte. Ata donin kush e kush të merrte sa më shumë pushtet, se për të tjerat ishin shumë të ndërgjegjshëm se do vendosnin medoemos fuqitë e mëdha.Në 19 Korrik 1824 u nis nga brigjet e Egjiptit flota detare e Mehmet Aliut, e përbërë prej 54 luftanijeve dhe 400 anijeve që transportonin 14,000 trupa këmbësorie, 2,000 kalorës dhe 500 artiljerë bashkë me 150 topa. Fillimisht ekspedita e Mehmetit u kufizua vetëm në Kretë dhe në Qipro, ku dhe shtypi me sukses kryengritjet atje.
Në 4 Korrik 1824 i biri i Mehmetit, Ibrahimi u nis për në More me një forcë prej 17, 000 burrash. Mirëpo për shkak të “anijeve të zjarrit” të flotës Hidriote (anije të vogla që përdoreshin për ti vënë flakën luftanijeve të mëdha), ai arriti të zbarkojë në brigjet e Moresë vetëm në 26 Shkurt 1825. Kjo për shkak se marinarët e kryengritjes (në të vërtetë mercenarë) u rebeluan për mos marrje të rrogës.
Në 7 Shkurt 1825 Greqisë iu akordua një kredi e dytë prej Qytetit të Londrës. Është shumë interesante se si përsëritet historia (kriza greke e vitit 2008). Edhe pse kredinë e parë kryengritësit e kishin bërë “rrush e kumbulla”, kredia e dytë ishte akoma edhe më e madhe, me një fond total prej 1.1 milion £ (afro 404 milion dollarë në 2021). Kësaj radhe kredia do të menaxhohej nga një bord kontrolli në Londër, i cili përbëhej nga bankierët Samson Rikardo, dy deputetë, Eduart Ellis dhe Sër Francis Burdet dhe Xhon Kam Hobhouse të komitetit të Londrës. Kjo kredi do të përdorej për blerjen e luftanijeve dhe furnizimeve të tjera, të cilat do tu dorëzoheshin kryengritësve. Bordi i kontrollit e përdori fondin për të punësuar Lordin Kokran, i cili do të komandonte flotën kryengritëse, dhe për të blerë anije me avull, që në atë kohë ishin fjala e fundit e teknologjisë luftarake detare. Kjo do të ishte lufta e parë në historinë e njerëzimit, në të cilën u përdorën luftanije të mekanizuara.
Pas këtyre veprimeve, në More u formua partia “Britanike”, e cila ishte përfaqësuesja zyrtare e interesave britanike në Greqi dhe deklaronte se revolucioni mund të konkludonte me sukses vetëm me ndihmën e Britanisë së madhe. Menjëherë pas saj u formuan edhe partia “Franceze” dhe partia “Ruse”, që ishin gjithashtu përfaqësuese zyrtare të interesave të këtyre perandorive. Këto parti nuk e fshihnin aspak faktin se ishin parti nën influencën e drejtpërdrejtë të fuqive respektive dhe se mbronin interesat e tyre. Askush nuk kishte iluzione për një pavarësi dhe vetëvendosje absolute. Pavarësisht luftës së kryengritësve dhe përpjekjeve të tyre në terren për të dëbuar osmanët, melodia ishte krejt e qartë dhe të gjithë e dinin se ajo luhej me veglat e fuqive të mëdha.
Ndërhyrja e fuqive të mëdha
Më 4 Prill 1826 mes Britanisë dhe Rusisë u firmos Protokolli i Shën Petersburgut, sipas së cilit dy fuqitë ranë dakord që të ndërmjetësojnë me Portën a Lartë që ti njihte Greqisë autonominë e plotë nën sovranitetin e perandorisë osmane.Më 7 Tetor 1826 mes Rusisë dhe Portës së Lartë u firmos Konventa e Akermanit, sipas të cilës kërkesat ruse për prancipatat danubiane dhe njohjen e autonomisë së Principatës së Serbisë u pranuan.
Nga këto ngjarje dalim në një tjetër temë, atë të procesit të pavarësisë së Serbisë, historia e së cilës nuk është shumë e ndryshme nga ajo e Greqisë, dhe njëkohësisht kuptojmë lojën strategjike, afatgjatë dhe me shumë drejtime të fuqive të mëdha. Kryengritësit serbë, ashtu si kryengritësit në Greqi, morën një mbështetje të jashtëzakonshme nga fuqitë e mëdha perandorake, si Rusia (nëpërmjet ideologjisë pan-sllaviste, për të cilin do të flas në një shkrim tjetër) ashtu edhe Austro-Hungaria (në një periudhë të caktuar), dhe po të mos ishte për to, shanset për të arritur çfarëdolloj suksesi kundër osmanëve ishin praktikisht zero.
Por gjithashtu, as Rusia e as ndonjë nga fuqitë e tjera Evropiane nuk nxituan që të kërkojnë menjëherë pavarësi, si për Greqinë, ashtu edhe të Serbinë e Vllahinë (Rumaninë), pavarësisht sukseseve të kryengritësve në terren. Kjo sepse variabilat (ndryshoret) që duheshin marrë parasysh ishin të shumta. Në vitin 1813, fuqitë e mëdha Evropiane kishin bërë marrëveshjen e ashtuquajtur “Koncerti Evropian”, me anë të të cilit ato kishin rënë dakord që të vepronin në “koncert” (në marrëveshje) me njëra tjetrën për çfarëdolloj veprimi që dilet jashtë kufijve të tyre, në mënyrë që të shmangnin luftërat ndër-evropiane. Prandaj ato operonin me dy fytyra, në njërën anë nxisnin e mbështesnin në fshehtësi kryengritjet, nga ana tjetër bënin sikur donin të ruanin status quo-në dhe kritikonin lëvizjet për pavarësi. D.m.th. ishte si një lloj forme e shprehjes “hedh gurin e fsheh dorën”.
Këto politika kishte parasysh edhe Lidhja e Prizrenit kur përpiloi kërkesat e saj ndaj Portës së lartë në vitin 1878 - jo menjëherë pavarësi, por autonomi brenda perandorisë. Dhe kjo nuk vinte për shkak se ata kishin ndonjë dashuri të madhe për perandorinë osmane. Ata thjeshtë po ndiqnin një precedent, të cilin fuqitë e mëdha të krishtera e kishin pasur si modus operandi (mënyrë veprimi) këtu e 50 vjet të shkuara.
Kryengritësit në Greqi e pranuan menjëherë Protokollin e Shën Petersburgut dhe aplikuan formalisht për shqyrtim të çështjes së tyre, ndërsa Porta dhe Mehmet Aliu vazhduan luftimet. Kështjellat e kapura nga kryengritësit pothuajse ranë të gjitha në duart e Ibrahimit. Franca, që deri atëherë kish ndihmuar Mehmet Aliun për modernizimin e ushtrisë Egjiptiane me armë e trajnime, papritur ndryshoi qëndrim dhe pranoi pjesëmarrjen në marrëveshje.
Për të shmangur shfarosjen e kryengritjes, në 6 Qershor 1827 tre fuqitë e mëdha firmosën Traktatin e Londrës i cili deklaronte se fuqitë në fjalë do t’i ofronin Portës mundësinë e hapjes së negociatave për pushimin e veprimeve luftarake, në të kundërt ato do të kishin të drejtën e veprimit.
Në 29 gusht 1827 Porta e refuzoi traktatin dhe ndërkohë flota e re e Mehmet Aliut kisha dalë nga porti i Aleksandrisë dhe ish nisur në ndihmë të flotës që ndodhej tashmë në brigjet e Moresë, me qëllim goditjen përfundimtare të flotës së ishullit të Hidrës dhe nxjerrjen e saj jashtë luftimit. Si kundërpërgjigje, në 1 Shkurt 1827, flotat mesdhetare britanike dhe franceze u nisën për në Greqi dhe në gjirin e Argosit u takuan me përfaqësuesit e kryengritjes. Më pas këtyre dy flotave do tu bashkëngjitej dhe flota ruse.
Më 20 Tetor 1827, pas një beteje në gjirin e Navarinos, flota e Mehmetit pothuajse u asgjësua krejt. Duke përfituar nga rasti që flota osmane nuk do të ishte më në gjendje t’i kundërvihej një sulmi rus në Mesdhe, në vitin 1828 Rusia i shpalli Portës luftë. Nga ana tjetër kryengritësit formuan një qeveri të re nën Kapodistrian (ish ministër i jashtëm i Rusisë) dhe rifilluan sulmet në Greqinë qendrore ku përforcuan pozicionet e tyre para se fuqitë të shpallnin armëpushim.
Ndërsa në More, Britania dhe Rusia pranuan sugjerimin e Francës për të dërguar një ekspeditë ushtarake me qëllim dëbimin e forcave egjiptiane të Ibrahimit. Më 30 Gusht 1828 në More zbarkoi ekspedita prej 15,000 trupash. Trupat e Ibrahimit u tërhoqën pa luftë dhe deri në 30 Tetor Moreja ishte boshatisur krejt nga çdo forcë osmane.
Me interes të veçantë është fakti se bashkë me ekspeditën ushtarake franceze erdhën edhe 19 shkencëtarë të shquar të fushave të ndryshme (botanikë, zoologji, gjeologji, arkeologji, arkitekturë dhe skulpturë). Lind pyetja, ç’i duheshin Greqisë tërë këta shkencëtarë që s’kishin lidhje as me ekonominë, as me bujqësinë, as me ushtrinë, as me shëndetësinë e as me arsimin? Çfarë mund të kishte vallë me aq interes në një ish-provincë rurale e të prapambetur të perandorisë osmane, sa që të tërhiqte vëmendjen e Komisionit të Shkencave dhe Arteve të Francës dhe të justifikonte organizimin dhe financimin e një ekspedite të mirëfilltë shkencore disa vjeçare, në një territor që ishte shkretuar nga lufta?
Helenizmi, natyrisht. Këta shkencëtarë nuk ishin nisur në mbështetje të qytetarëve të Moresë dhe shtetit të ri, ata ishin nisur që të gërmonin gjurmët e Greqisë së lashtë dhe çdo gjë që lidhej me të, nga rrënojat monumentale arkitekturore, e deri tek bimët dhe insektet, si p.sh. mushkonjat. Ata do të mbanin shënime, do të krijonin arkiva, do bënin ilustrime, do të bënin matje, do të hidhnin skica, do të bënin harta dhe do të mblidhnin çdo informacion tjetër që filhelenistët e kamur të Francës dhe të gjithë botës së krishterë po i prisnin me padurim. Fundja, kjo ishte arsyeja pse ishte bërë gjithë ajo zallamahi dhe kjo ishte arsyeja pse Franca ishte investuar politikisht dhe ushtarakisht në Greqi.
Në 21 Dhjetor 1829, ambasadorët e Britanisë, Rusisë dhe Francës u takuan në ishullin e Porosit dhe biseduan për themelimin e një shteti autonom, në krye të të cilit do të vendosej një monark, autoriteti i të cilit do duhej të konfirmohej nga sulltani. Në këtë konferencë u diskutuan edhe kufijtë. Sulltani nuk i pranoi vendimet e konferencës dhe u betua se do t’i rimerrte të gjitha territoret e humbura.
Fuqitë e mëdha i japin Greqisë pavarësinë
Më 22 Mars 1829, Konferenca e Londrës i aprovoi sugjerimet e protokollit të dalë prej takimit të ambasadorëve, për krijimin e një shteti autonom të brendshëm por tributar nën suzerenitetin e perandorisë osmane. Nën presionin rus, vendimin e Konferencës e pranoi edhe Porta, por pak më pas, për të shmangur influencën ruse, Britania dhe Franca hodhën idenë e krijimit të shtetit të pavarur grek. Rusisë nuk i pëlqeu ky sugjerim por nuk e kundërshtonte dot, kështu që të tre fuqitë ranë dakord që Greqia të bëhej shtet i pavarur nën mbrojtjen e tyre të përbashkët. Ky vendim u nënshkrua në protokollin e 3 Shkurtit 1830.Beteja e fundit mes forcave kryengritëse dhe osmanëve u zhvillua në 1829. Forcat kryengritëse udhëhiqeshin nga Demetrios Ipsilantis, ish oficer në ushtrinë perandorake ruse dhe vëllai i Aleksandër Ipsilantisit. Francezët u larguan përfundimisht nga Greqia më 1830.
Sipas protokolleve të nënshkruara prej fuqive të mëdha, froni i Greqisë do t’i shkonte një princi të krishterë evropian asnjëanës, d.m.th. që të mos përfaqësonte interesat e asnjë prej tre shteteve firmëtare. Në sitë u kaluan shumë princër nga familjet mbretërore evropiane dhe në fund froni iu ofrua princit bavarez Oto fon Vitelsbah, i cili pranoi. Kurorëzimi i tij u sanksionua edhe në kushtetutën e shtetit të ri grek të vitit 1832, e cila u quajt “kushtetuta e hegjemonisë” (hegjemoni - shtet dominues).
Që nga ky moment, pavarësisht konflikteve të shumta të brendshme e të jashtme politike, Greqia, u bë zyrtarisht vegël e fuqive imperialiste evropiane në Ballkan dhe u përdor prej tyre sa herë kishin nevojë për zullume e diversion në dëm të perandorisë osmane, duke i dhuruar asaj, pas çdo fushate e konflikti, territore të reja për t’ia bashkangjitur atyre ekzistuese, pavarësisht përbërjes etnike e religjioze, e pavarësisht nëse popullsia vendase donte apo jo të bëhej pjesë e saj.
Konkluzione
Kjo është historia e luftës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern grek. Siç mund të kuptohet edhe nga historia e saj, pavarësia e Greqisë ishte një projekt ideologjik imperialist dhe rezultati i një bashkëpunimi dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të fuqive më të mëdha evropiane. Pa angazhimin e tyre politik, ekonomik e ushtarak, pavarësia e Greqisë nuk do të ekzistonte as si koncept, le më të bëhej realitet. Prandaj, heqja e paraleleve mes lëvizjes dhe luftës për pavarësi të Shqipërisë dhe lëvizjes e luftës për pavarësi të Greqisë është i kotë. Ato janë dy histori krejt të ndryshme, të cilat edhe pse i përkasin pak a shumë të njëjtës periudhë, u zhvilluan në rrethana krejt të ndryshme. Identiteti etnik shqiptar nuk kishte as “dashurinë” a pafundme të elitave politike e kulturore evropiane, as vëmendjen dhe angazhimin e fuqive të mëdha imperialiste dhe as mbështetjen financiare të ndonjë bamirësi të ndriçuar londinez, parizien apo moskovit.Nuk pati asnjëherë ndonjë ideologji filo-shqiptare në historinë e qytetërimit evropian, nuk mbajti kush ligjërata në auditorët e universiteteve për të drejtën mijëravjeçare të shqiptarëve për liri, dhe nuk u nis kush me anije për të ardhur në ndihmë të popullit shqiptar. Maksimumi që morën shqiptarët nga Evropa e krishterë ishin disa poezi për trimëri e heroizma, disa piktura e gravura të bukura dhe ndonjë kompliment për bukurinë fizike të trupit. Ndërkohë që Greqisë iu turrën të gjithë, kush e kush t’i vinte në ndihmë i pari, sikur të ish një foshnje e abandonuar, shqiptarët u injoruan totalisht, deri sa të vinte puna që pilafi mos të mbante më ujë.
Prandaj, nuk ka asnjë arsye për tu ndjerë inferior e vetë-përçmues kur krahasojmë lëvizjen e shqiptarëve për pavarësi me atë të Greqisë apo të fqinjëve të tjerë ballkanikë. Çdo gjë që shqiptarët kishin në dorë ta bënin, ata e bënë. Madje edhe ca më shumë. Përpjekja ishte e madhe, sakrificat edhe më të mëdha. Kush më shumë e kush më pak, elitat politike shqiptare e bënë punën e tyre, populli gjithashtu. Por, siç thotë fjala e urtë popullore “Kur të vjen e keqja, hapi derën”. Është e pamundur t’i dalësh kundër fatit dhe gjithë botës.
A ka qen kolokotroni arvanit?
ReplyDeleteMundet por eshte konjekture. Nuk kam pare ndonje prove deri tani, por nuk ka ndonje prove qe ishte grek gjithashtu. Ne biografine e tij nuk thote asgje ne menyre te prere, eshte me teper si ato historite me legjenda qe tregonin baballaret tane dhe ai nuk dinte te shkruante vetem te fliste keshtu qe cdo gje eshte mjegull. Dhe ne qofte se ka pasur dicka lidhur me etnicitetin e tij ne arkivat greke eshte zhdukur me siguri. Vetem nje dokument kam gjetur ku nje shkrimtar i huaj shkuran qe ishte shqiptar. Lidhjen miqesore e kishte me Bubulinen dhe shume shqiptare te tjere. Nje mundesi eshte te kerkosh gazetat greke qe publikuan philhellenet ne vitet 1821 deri 1830 ne arkivat greke dhe mund te gjesh dicka.
Delete