Pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë?
Ky shkrim përpiqet të hedhë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e konvertimit masiv të shqiptarëve në Islam duke analizuar ngjarjet historike, kushtet social ekonomike dhe aspekte të kulturës shqiptare, por para së gjithash, ky shkrim ka si qëllim të hedhë poshtë konceptet e gabuara: A u konvertuan shqiptarët si rezultat i presionit ushtarak e politik osman? A e tradhtuan shqiptarët fenë e të parëve të tyre? A u treguan shqiptarët oportunistë, apo thjeshtë pragmatistë? A ishte i gabuar konvertimi i shqiptarëve në Islam?