Lutja themelore në tre dialekte të vitit 1805
Në këto tre faqe është shkruar lutja themelore në tre dialekte të ndryshme të shqipes, botuar në vitin 1805 nga Vatikani. Faqja e parë është shkruar në shqipen e Shqipërisë së veriut dhe quhet Epirotice. Emërtimi epirotice nuk duhet ngatërruar me Epirin, pasi në konceptin e kishës katolike Shqipëria e veriut i përkiste provincës romake të quajtur Epirus Nova (Epiri i ri) përkundrejt provincës Epirus Vetus (Epiri i vjetër) që ishte territori mes Shqipërisë së jugut dhe Greqisë së veriut. Duke qenë që katolikët shqiptarë gjenden pikërisht në Shqipërinë e veriut, është më se e logjikshme që edhe dialekti i përdorur t'u përkiste atyre. Në këtë variant duket qartë që në fillim të shekullit të XIX dialekti geg ishte shumë më i përafërt me toskërishten dhe nuk kishte marrë ende trajtat e shumta që ka sot.
Faqja e dytë është shkruar në shqipen e Kalabrisë dhe quhet Greco-Calabrensi. Edhe këtu nuk duhet ngatërruar emërtimi greco me etninë greke, pasi në këndvështrimin e Kishës Katolike të gjithë besimtarët ortodoksë (jo katolikë) i përkisnin ritit të krishter "grek", për shkak të gjuhës zyrtare të kishës ortodokse, dhe si të tillë cilësoheshin prej saj si grekë.
Faqja e tretë është shkuar në shqipen e Arbëreshëve të Siçilisë dhe ashtu si në rastin e atyre të Kalabrisë, edhe në këtë rast emërtimi është vënë Greco-Siculo për të nënkuptuar ortodoksët e Siçilisë. Shqiptarët e Klabrisë dhe të Siçilisë i qëndruan besnikë besimit të tyre ortodoks dhe nuk u kthyen asnjëherë në katolikë, ndonëse hynë nën varësinë e Vatikanit.
Përshtatjen tekstit në shqipen modern e kam bërë duke marrë parasysh faktin që këto tekste janë shkruar nga të huaj, të cilët me shumë gjasa nuk flisnin shqip dhe janë përpjekur të japin tingujt e shqipes sipas gjuhës së tyre. Për shembull, varianti Calabrensis është shkruar nga një francez, dhe ai tingullin "ë" e ka shkruar si tingulli frëng "ue".
Në variantin Epirotice janë përdorur tingujt që ka përdorur edhe Pjetër Bogdani, si për shembull tingulli "th". Ndërsa në variantin Siculo është interesant fakti që është përdorur tingulli "ë", i cili do të përdorej më vonë edhe në alfabetin modern shqip.
Megjithate, tek Buzuku, fare nuk permendet emri i te shenjtit Segnti Domenic por është zevensua me grrithje/ grrymje ( palimpseste) emri Segnti Bdech( Segnti Bdech/ bdek, se korrespondon me Segnti Domenice se ne shkurtesa shkruhej Dnice për Domenice, kurse rubrikat nb e krye te Missale Romanutum me shkurtesa shkruhen ne origjinales Dnica ...kurse te Meshari kjo Dnica është gerrvishur dhe merre tjetër kuptim si: Disa procedura...
ReplyDelete