Posts

Çfarë është politika dhe çfarë duhet të presim prej saj?

Image
Në mentalitetin shqiptar ekziston një konfuzion në lidhje me kuptimin e termit politikë dhe politikan. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes politikës konstruktive dhe asaj destruktive, mes politikanit të aftë dhe atij të paaftë. Prandaj, më poshtë do përpiqem të jap një shpjegim të thjeshtuar të këtyre koncepteve.

Emërtime të vendbanimeve në Shqipëri dhe kuptimet e tyre

Image
Ky nuk është studim i mirëfilltë linguistik shkencor dhe nuk duhet marrë si i tillë. Ky punim shërben vetëm si pikënisje për kërkime të mëtejshme.

Si zhvillohet korrupsioni me tenderat e mëdhenj?

Image
Koha e leximit: 30 minuta Ndikimi i korrupsionit në administratën shtetërore. Analiza e plotë e një lufte ndër-institucionale. Pasqyra Hyrje Rëndësia e dokumentacionit të saktë tekniko-ligjor Shpallja e tenderit KVO dhe lufta brenda institucionit Përfshirja e institucionit arsimor U KVO zhvillon gjyq “inkuizicioni” Auditi i parë Përfshirja e Komisionit të Prokurimeve Publike Përfshirja e minisitrisë (auditi i dytë) Raporti i “Eskpertit të pavarur” Ministria dhe gjyqi i dytë i “inkuizicionit” Përfshirja e ministrit dhe zgjidhja “Deus ex machina” Epilog Pjesa e dytë - Ç'ndodhi më tej?

Pse nuk e krijuan shqiptarët shtetin e tyre mesjetar?

Image
 Ilirët dhe Grekët Shën Sebastiani i lutet krishtit për jetën e një varrmihësi gjatë murtajës së Justinianit Në mesin e shekullit të 6-të, gjatë viteve 541-549, në perandorinë bizantine ra e ashtuquajtura murtaja e Justinianit, e cila shfarosi pothuajse një të tretën e popullsisë së perandorisë, ndër to edhe popullsitë ilire. Pa e marrë veten mirë nga murtaja, në vitin 545 filluan bastisjet valës së parë të sllavëve, të cilat u pasuan e u bashkë shoqëruan andej nga viti 568 me sulmet e avarëve turkomanë, të cilët ishin zhvendosur në Europë nga Azia qendrore. Lufta avaro-bizantine zgjati deri në vitin 626, plot 58 vjet. Gjatë pothuajse 6 dekadave sllavët dhe avarët depërtuan thellë në Ballkan e sidomos në Iliri, popullsinë e së cilës e shkretuan pothuajse krejt. Në dokumentin bizantin “Kronikat e Monemvasisë (587-805)" thuhet se sllavët e kthyen të gjithë Ballkanin në Skllavi...

Pse nuk arritën shqiptarët në mesjetë të krijojnë kishën e tyre autoqefale ...

Image
...siç e krijuan Grekët, Bullgarët dhe Serbët? Krijimi i një kishe ortodokse autoqefale në mesjetë nuk ishte diçka që mund të bëhej as me iniciativën e popullsisë lokale dhe as prej zellit të madh fetar të udhëheqësve të tyre. Ajo nuk ishte një sipërmarrje që mund ta bënte çdokush, sipas dëshirës, e në çdo kohë. Patrikana e Kostandinopojës jo vetëm që nuk do ta mbështeste një iniciativë të tillë por do ta mallkonte atë një mijë herë, e pastaj do ta luftonte në mënyrë të pamëshirshme e me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, të cilat në periudhën e perandorisë bizantine ishin të pakufishme. 

Epoka e errët shqiptare

Image
Koha e leximit: 36 minuta ..ose si Iluminizmi Europian solli errësirën mbi botën shqiptare. Epoka e errët shqiptare mund të përkufizohet si periudha midis viteve 1870 dhe 1999-2001, një periudhë gjatë së cilës etnia shqiptare, identiteti kulturor, gjuha dhe vetë populli shqiptar kanë qenë nën një sulm të qëllimtë e të vazhdueshëm ushtarak, politik e social-kulturor, me qëllimin e vetëm që të pengohen të krijojnë një shtet kombëtar me një identitet të bashkuar dhe që të mos arrijnë kohezionin e nevojshëm social e stabilitetin ekonomik që do ti jepte shoqërisë tonë mundësinë e krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillim dhe prosperitet afatgjatë. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët janë përçarë, dëbuar, shtypur, asimiluar, zëvendësuar, izoluar, mohuar etnikisht, madje dhe shfarosur. Shqiptarët kanë qenë vazhdimisht në ikje, në përpjekje për të mbijetuar, duke luftuar për ekzistencën e tyre, për lirinë d...