Peshku në det, shqiptarët në mal

Mozaik i krijuar me AI Mungesa e një terminologjie të pasur autoktone shqipe për faunën e detit dhe termat e peshkimit i ka dhënë shkas edhe ngritjes së spekulimeve të shumta në lidhje me konsumin dhe recetat e pakta të peshkut tek shqiptarë, si shenjë dalluese e një injorance apo mungese sofistikimi të kulturës malësore në krahasim me kultura e popuj të tjerë më të zhvilluar. Ideja është që shqiptarët nuk na paskëshin ngrënë peshk sepse paskëshin qenë "malokë" injorantë të pasofistikuar që nuk e njihnin detin. Këto pretendime nuk janë thjeshtë diskutime kafenesh. Ato janë trajtuar edhe në studime të mirëfillta shkencore.